Futboll
Kur do të luajë Kosova kundër Zvicrës?
Pas shortit është caktuar edhe orari i Grupit I, ku garojnë Kosova e Zvicra
Pas tërheqjes së shortit, është mësuar edhe orari, ku do të garojnë, Kosova dhe Zvicra në Grupin I.
Dardanët rrugën drejt kualifikimit në Euro 2024 do ta nisin si mysafirë të Izraelit, më 25 mars, teksa tri ditë më pas do të luajnë si vendas kundër Andorrës, njofton faqja e FFK-së, përcjell albinfo.ch.
Në qershor, Kosova do jetë mikpritëse e Rumanisë në “Fadil Vokrri”, derisa do të luajë në udhëtim kundër Bjellorusisë. Përballjen e parë ndaj bartësit të grupit, Zvicrës, Dardanët do ta zhvillojnë më 9 shtator në shtëpi, kurse më pas është mysafire e Rumanisë. Në tetor Kosova do të jetë mysafire e Andorrës, kurse më pas do ta pret Izrealin. Ndërkohë, këtë cikël kualifikues kombëtarja jonë e mbyll me ndeshjet e nëntorit, ku fillimisht luan si mysafire e Zvicrës, kurse më pas në shtëpi e pret Bjellorusinë.
Kalendari i ndeshjeve të Grupit I
25 mars, 2023
ora 20:45 | Izraeli – Kosova
ora 18:00 | Bjellorusia – Zvicra
ora 20:45 | Andorra – Rumania
28 mars 2023
ora 20:45 | Kosova – Andorra
ora 20:45 | Rumania – Bjellorusia, Zvicra – Izraeli
16 qershor 2023
ora 20:45 | Kosova – Rumania
ora 20:45 | Bjellorusia – Izraeli, Andorra – Zvicra
19 qershor 2023
ora 20:45 | Bjellorusia – Kosova
ora 20:45 | Zvicra – Rumania, Izraeli – Andorra
9 shtator 2023
ora 20:45 | Kosova – Zvicra
ora 18:00 | Andorra – Bjellorusia
ora 20:45 | Rumania – Izraeli
12 shtator 2023
ora 20:45 | Rumania – Kosova
ora 20:45 | Izraeli – Bjellorusia, Zvicra – Andorra
12 tetor 2023
ora 20:45 | Andorra – Kosova
ora 20:45 | Bjellorusia – Rumania, Izraeli – Zvicra
15 tetor 2023
ora 20:45 | Kosova – Izraeli
ora 18:00 | Zvicra – Bjellorusia
ora 20:45 | Rumania – Andorra
18 nëntor 2023
ora 20:45 | Zvicra – Kosova
ora 18:00 | Bjellorusia – Andorra
ora 20:45 | Izraeli – Rumania
21 nëntor 2023
ora 20:45 | Kosova – Bjellorusia
ora 20:45 | Rumania – Zvicra, Andorra – Izraeli
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












