Kosova
Kur do të lëvizin lirshëm qytetarët e Kosovës?
Procedura për secilin shtet dallon, ajo varet edhe nga raportet ekzistuese brenda Bashkimit Evropian në një periudhë të caktuar kohore

“Vizat liberalizohen këtë vit”, “vizat hiqen në pranverë” … togfjalësha të kësaj natyre janë dëgjuar shpesh viteve të fundit nga elita politike në Kosovë.
Por, kur në fakt do të mund të udhëtojnë qytetarët e Kosovës pa viza në zonën Schengen të Bashkimit Evropian?
Procedura për secilin shtet dallon, ajo varet edhe nga raportet ekzistuese brenda Bashkimit Evropian në një periudhë të caktuar kohore, shkruan “Radio Evropa e Lirë”.
Por, janë disa hapa të pashmangshëm që vlejnë për cilindo vend që nuk është anëtar i Bashkimit Evropian, e që synon të liberalizohet nga regjimi i vizave, përcjell albinfo.ch.
Një nga shembujt më të fundit të liberalizimit të vizave për një vend jo-anëtar të BE-së është Ukraina.
Nëpër cilat procedura është dashur të kalojë Ukraina dhe në çfarë periudhe kohore?
10 maj 2016
Grupi punues për liberalizimin e vizave mban takim për Ukrainën, Gjeorgjinë dhe Kosovën. [Kosova mbeti jashtë nga ky grup për shkak të rekomandimit që përfshiu dy kritere shtesë: demarkacionin e kufirit me Malin e Zi dhe arritjen e rezultateve në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit].
26 shtator 2016
Komiteti për liritë qytetare, drejtësi dhe çështje të brendshme [LIBE] i Parlamentit Evropian voton për fillimin e bisedimeve me vendet anëtare të BE-së, në mënyrë që Ukrainës t’i liberalizohen vizat [votimi për Kosovën është bërë më 30 gusht, 2018].
25 tetor 2016
Parlamenti evropian voton për fillimin e bisedimeve për liberalizimin e vizave për Ukrainën [votimi për Kosovën është bërë më 13 shtator, 2018].
27 tetor 2016
Grupi punues për liberalizimin e vizave mban diskutimet e para në kuadër të Këshillit Evropian [takimi për Kosovën më 17 shtator]
17 nëntor 2016
Ambasadorët e Bashkimit Evropian në Këshillin Evropian i japin dritën e gjelbër mandatit negociues për liberalizimin e vizave për Ukrainën [një nga vendimet më të rëndësishme në procesin e liberalizimit].
28 shkurt 2017
Takimi trepalësh ndërmjet Parlamentit Evropian, Këshillit Evropian dhe Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave për Ukrainën.
2 mars 2017
Ambasadorët e BE-së miratojnë marrëveshjen e arritur gjatë takimit trepalësh.
9 mars 2017
Komiteti për liritë qytetare, drejtësi dhe çështje të brendshme [LIBE] i Parlamentit Evropian voton për liberalizimin e vizave për Ukrainën.
6 prill 2017
Parlamenti Evropian voton për liberalizimin e vizave për Ukrainën.
26 prill 2017
Ambasadorët e Bashkimit Evropian miratojnë liberalizimin e vizave për Ukrainën.
11 maj 2017
Ministrat e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian miratojnë liberalizimin e vizave për Ukrainën.
17 maj 2017
Akti ligjor që miraton liberalizimin e vizave nënshkruhet në Parlamentin Evropian nga përfaqësues të Këshillit, vetë Parlamentit dhe Komisionit Evropian.
22 maj 2017
Akti ligjor publikohet në gazetën zyrtare të Bashkimit Evropian. Secili akt i tillë, hyn në fuqi 20 ditë pas publikimit në gazetën zyrtare.
11 qershor 2017
Ukrainasit udhëtojnë pa viza në Bashkimin Evropian.
Shënim: Ky kalendar kohor është realizuar vetëm për të pasqyruar procedurën nëpër të cilin kalon çdo vend kandidat për liberalizim vizash dhe jo domosdoshmërisht përcakton afatin kohor për Kosovën.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Burgim i përjetshëm për shqiptarin, ka vrarë bashkatdhetarin e tij Në shkurt të vitit 2024, personi tashmë i vrarë ia kishte kafshuar veshin e djathtë të...
-
Si mund të votojnë shqiptarët jashtë vendit për Shqipërinë në Eurovision 2025?
-
Nga Suedia, Rina Januzi nominohet në “Netët e Klipit Shqiptar 2025”
-
Dega e LDK-së në Zvicër shënoi 35-vjetorin e saj
-
Gjenevë: Anjeza Maqani diplomon me dy tituj në Universitetin Webster
Jeta në Austri
-
Pesë mënyra se si mund të kurseni para kur blini ushqim në Austri Nga pazaret e tregut te programet e besnikërisë së supermarketeve, ka shumë mënyra për t’i bërë...
-
Vjena sheh rritje 30% të rasteve të mbidozës së drogës tek adoleshentët
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri
-
Austriakët arritën rekord prej 27.5 milionë udhëtime pushimesh
-
Domethënia e zgjedhjeve të Vjenës për të huajt, sezoni i alergjive dhe ngjarjet kryesore të javës në Austri