Lajme
Kur do ta heqë Maqedonia e Veriut testin PCR për qytetarët e Kosovës?
Shumë shpejt, posedimi i një testi PCR negativ nuk do të jetë më i nevojshëm për të hyrë në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Rënia e rasteve me COVID-19 në vend ka bërë që autoritetet maqedonase të shqyrtojnë mundësinë që të hiqet ky kusht për kosovarët.
Por, kur do të hiqet obligimi për teste PCR?
Zëvendësministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Ilir Hasani i ka thënë Gazetës Express se institucionet po punojnë intensivisht për normalizimin e regjimit të lëvizjes së lirë në mes të dy vendeve, përcjell Albinfo.ch.
Madje, për këtë thotë se është angazhuar që nga ardhja e tij në këtë pozitë.
“Që nga ardhja ime në pozitën si zëvendësministër në Ministrinë e shëndetësisë jam angazhuar për zgjidhjen e këtij problemi. Për sa i përket procedurave, i gjithë informacioni i nevojshëm është shkëmbyer ndërmjet institucioneve përkatëse kompetente para vizitës në Kosovë, por edhe gjatë saj. Aktivitetet janë duke u zhvilluar për përpunimin e duhur institucional, në përputhje me situatën aktuale epidemiologjike midis dy vendeve”, ka thënë ai.
Hasani ka përsëritur se edhe me Zemajn janë pajtuar që heqja e kushtit që kosovarët të kënë teste PCR negative për të hyrë në Maqedoninë e Veriut të bëhet sa më shpejt.
“Duke mbrojtur shëndetin e të gjithë aktorëve, së bashku me Ministrin e Shëndetsësisë të R. Kosovës z. Zemaj, shprehëm gatishmërinë maksimale për normalizimin e regjimit të lëvizjes së lirë sa më shpejt të jetë e mundur. Institucionet tona po punojnë intensivisht për këtë”, ka deklaruar Hasani.
Gazeta Express ka provuar të kontaktojë edhe më Ministrin e Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemajn, për të marrë informacione, nëse gjatë takimit që ka pasur me Hasanin është folur për ndonjë afat kohor se kur do të lirohen masat, por i njejti nuk ka kthyer përgjigje.
Ndryshe, takimi mes Zemajt e Hasanit është zhvilluar para dy ditësh. Për këtë takim kishte njoftuar vetë Zemaj në llogarinë e tij në Facebook.
“Në takim u theksua se përmirësimi i situatës lidhur me Covid-19 në dy vendet tona, jep mundësinë e rishikimit të masave lidhur me qarkullimin midis dy shteteve, duke ndihmuar kështu edhe subjektet e fushës ekonomike që të përballojnë situatën e krijuar nga Covid-19. U dakorduam që bashkëpunimi midis dy shteteve të intesifikohet edhe më tej në interes të shëndetit të qytetarëve të dy shteteve”, kishte shkruar Zemaj pas takimit.
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










