Lajme

Kur bëhet fjalë për bakshish, gjermanët janë më bujarë se zviceranët

Studim: Zviceranët, më dorështrënguar se sa shtetasit e tjerë

Kjo është një gjetje e një studimi të fundit që analizon kulturën e bakshishit në Zvicër dhe Gjermani, përcjell albinfo.ch.

I realizuar nga Link Institute dhe YouGov, ai tregon se zviceranët janë më dorështrënguar se fqinjët e tyre veriorë.

Për shembull, rreth 72 për qind e gjermanëve thanë se zakonisht lënë bakshish në restorante, ndërsa në Zvicër ky raport është 65 për qind.

Në bare, vetëm 44 për qind e zviceranëve lënë bakshish, kundrejt 50 për qind në Gjermani.

https://www.blick.ch/schweiz/deutsche-sind-grosszuegiger-so-geizig-sind-schweizer-beim-trinkgeld-id18886220.html