Futboll
Kuqezinjtë përballë Turqisë
Sonte Shqipëria do të përballet me Turqinë në udhëtim, ndeshje që fillon nga ora 20:45
Sonte Shqipëria do të ketë një ndeshje shumë të vështirë me Turqinë me udhëtim. Edhe pse gjasat janë të vogla, kuqezinjtë duhet të fitojnë për të rritur shpresat për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian, shkruan albinfo.ch.
Sidoqoftë, trajneri Edi Reja është optimist. “Grupi i Shqipërisë funksionon dhe është në përmirësim të vazhdueshëm. Ne kemi në konsideratë lojtarë të mëdhenj të kombëtares turke si Calhanoglu, Burak Yilmaz apo Cenk Tosun, që unë i ndjek dhe i njoh mirë. Duhet të bëjmë një garë të mirë dhe të japim 100%, për të shpresuar që të dalim me një rezultat pozitiv. Duhet të jemi të përqendruar maksimalisht, pasi vetëm kështu mund t’ia dalim të marrim një rezultat të mirë”, deklaroi trajneri italian.
Kuqezinjtë kishin pësuar nga Turqia 0:2 në Shkodër. “Nuk e kam parë vetëm këtë ndeshje, por kam parë Turqinë në të gjithë ndeshjet që ka luajtur në shtëpi, veçanërisht atë ndeshje ndaj Francës, ku fitoi pastër. Duhet të jemi shumë të zotë në këndvështrimin taktik dhe të mos lejojmë hapësira, pasi kështu mund të ndëshkohemi nga lojtarët vendas, që disponojnë bagazh të lartë teknik. Pres një ndeshje intensive gjatë gjithë 90 minutave, sepse mjafton një shpërqendrim i vogël, për t’u ndëshkuar nga ndeshje të tilla”, theksoi Reja.
Shqipëria ka nëntë pikë nga gjashtë ndeshje, derisa Turqia 15.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










