CH-Ballkani
Kuqezinjtë me pasaporta diplomatike
Ata që do të përfitojnë pasaportat do të jenë 23 lojtarët që përfaqësuan në Kampionatin Evropian, trajneri De Biasi, Tramezzani, Armando Duka, Erion Bogdani, si dhe menaxheri Alban Bushi
Kuqezinjtë kanë shkruar historinë. Ata treguan se shpirti sakrificës dhe forca e grupit mund të çojë përpara. Me këto fjalë, Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati priti djemtë e Kombëtares në një ceremoni festive ku më pas aplikuan për pasaportat diplomatike, shkruan albinfo.ch.
“Ju arritët të bënit atë që politika po ka vështirësi ta bëjë, realizuat një përfaqësimi të denjë të ngjyrave kombëtare. Diplomacia ka shumë fytyra, digjitale, politike…etj. Ju keni dëshmuar se jeni ambasadorët tanë në botë. Në këtë kontekst dëshirojë t’ju falënderoj dhe të ju them se ju nuk ishit vetëm dhe s’do jeni kurrë vetëm ‘You never Walk Alone’”, tha Bushati
Lorik Cana falënderoi kryedipolomatin Bushati dhe theksoi se ndihet krenar për arritjen e bërë. Ai tha se kuqezinjtë kanë dhënë maksimumin dhe në mëndje kanë pasur vetëm ngjyrat kuqezi. “Urojmë që të vijojmë të japim një shembull të mirë në botën e sportit. Uroj që kombëtarja të shkruajë faqe të tjera të suksesshme”, tha kapiteni i kombëtares.
Ata që do të përfitojnë pasaportat do të jenë 23 lojtarët që përfaqësuan në Kampionatin Evropian, trajneri De Biasi, Tramezzani, Armando Duka, Erion Bogdani, si dhe menaxheri Alban Bushi.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










