Futboll
Kuqezinjtë, kundër kampionëve të botës në stadiumin e ri
Mbëmje magjike për futbollin shqiptar në stadiumin e ri “Air Albania”
Sonte është një mbrëmje e madhe për futbollin shqiptar, sepse do të zhvillohet ndeshja e parë në stadiumin e ri “Air Albania” me rreth 22 mijë ulëse.
Shqipëria do të përballet me Francën, kampionen e botës nga ora 20:45, shkruan albinfo.ch.
Kuqezinjtë ndodhen përballë një kundërshtari shumë të vështirë, derisa do të mundohen të hyjnë në histori me fitore.
Trajneri Edi Reja ka folur para ndeshjes. “Në radhë të parë doja t’i bëja komplimente trajnerit Deschamps, që është kampion bote dhe ka fituar çmim personal si trajneri më i mirë. Unë kam punuar me klubet, është një punë tjetër, duhet të kesh dhe një raport tjetër me mediet. Është diçka stresuese. Fola me Deschamps dhe më tha që është i kënaqur me punën e tij dhe më tha që nuk ka të njëjtin stres, si me Juventusin, që kërkohen rezultatet çdo javë. Më vjen keq që nuk erdha më parë, që të stërviteshim dhe të përballonim këtë grup që ishte i vështirë. Për të ardhmen premtoj që do të kemi rezultate më të mira, pasi kjo skuadër ka vend për përmirësim”, theksoi trajneri i Shqipërisë.
Ndërkohë, trajneri i Francës, Didier Deschamps, ka thënë fjalë të mira për Shqipërinë. “Do të thosha që do të jetë një ndeshje e fortë, pasi do të luajnë në fushën e tyre, në inaugurimin e stadiumit. Shqiptarët do të manifestojnë dashurinë e tyre për futbollin. Jam i bindur që sot do të kemi përballë një ekip të motivuar. Ndeshjet me Moldavinë dhe Turqinë janë harruar, i përkasin së shkuarës. Unë besoj se ekipi im do të bëjë një performancë të mirë ndaj Shqipërisë së motivuar”, theksoi trajneri francez.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












