Lajme
Kuqezinjtë kthehen në Shqipëri
Pas shkuarjes në Evropian, kryeministri Edia Rama paralajmëroi ndërtimin e stadiumit të ri të Kombëtares, “Arenën Kombëtare” të Tiranës, për të cilën tha se kanë nisur punimet
Qindra mijëra qytetarë nga të gjitha krahinat, janë grumbulluar në qendër të Tiranës, për t’i pritur si heronj lojtarët e Kombëtares Shqiptare të futbollit, të cilët u kthyen nga Armenia me tri pikët e arta që ia siguruan plasmanin në Evropianin “Franca 2016”. Motoja e pritjes është me “Plis në Paris”.
Kombëtarja u kthye në Tiranë, ndërsa u prit solemnisht nga kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Sportit, Lindita Nikolla, të cilët këta lojtarë i nderuan dhe i vlerësuan si nderi i kombit. Rama paralajmëroi ndërtimin e stadiumit të ri të Kombëtares, “Arenën Kombëtare” të Tiranës, për të cilën tha se kanë nisur punimet.
Ndërkaq, Federata Shqiptare e Futbollit premtoi në rast fitoreje dhe kualifikimi në Euro 2016, një premio prej 2 milionë eurosh për futbollistët.
“Të dashur futbollistë, i shtrenjti kapiten dhe i dashur trajner. I nderuar president i FSHF-së. Më lejoni që përulësisht t’iu falënderoj me gjithë zemër dhe të shpreh mirënjohjen për arritjen tuaj historike. Ju kurorëzuat me sukses vrapimin më të vështirë dhe emocionues të karrierës dhe gjithë historisë së futbollit shqiptar”, tha rama në fillim me fjalët e tij emocionuese.
Deri dy vite më parë, sipas tij, askush nuk guxonte ta shihte as me sy mbyllur ëndrrën për t’i ngjitur në Evropian, përveç trajnerit, që kryeministri shqiptare quan “të çmendur”, sidomos pas tonë që pas marrjes së nënshtetësisë, ka besuar në kualifikim.
“Ju fituat, barazuat e humbët, u ngjitët, u rrëzuat dhe u ringjitet, duke shkruar një faqe të lavdishme në histori”, tha më tej Rama.
Ndërsa kapiteni i Kombëtares Shqiptare, ai që quhen si shpirti “kuq e zi” Lorik Cana, i cili pas 13 vjet angazhimi me kombëtaren arriti plasmanin në Evropian, tha se “në Evropian me kokën lart, si Shqipëri e Madhe, jo si Shqipëria e vogël”.
“Si më i vjetri në Kombëtare kanë ardhur me të njëjtin qëllim dhe kur kemi mbështetjen dhe njerëz që e vlerësojnë këtë sakrificë, sigurisht për ne gëzimi është i shumëfishuar. Në emër të ekipit besoj se, secili nga lojtarët tanë, jemi jo vetëm krenar e të lumtur për veten, por edhe sepse dimë sa u kemi bërë të lumtur dhe kjo na jep kënaqësinë më të madhe”, tha Cana
Duke përmendur një thënie të Mit’hat Frashërit, Cana shprehet se shqiptarët do të fitojnë çdo luftë kur të kenë mbaruar betejat brenda vetes. “Besoj që kjo kombëtare ka arritur një gjë, që në çdo lloj beteje mes vetes, xhelozie, interesi personal e kemi lënë anash”, tha Cana.
Ndërsa përzgjedhësi i Shqipërisë, italiani Gianni de Biasi ka thënë se meritat për këtë arritje të Kombëtares shqiptare janë të lojtarëve dhe se ai vetëm i ka bashkuar ata.
“Unë nuk do të kisha mundur të bëja asgjë, unë thjeshtë i bashkova ata, i shoqërova. Ishit ju që më qëndruat kaq afër dhe unë jam munduar t’i bashkoj dhe të marrë më të mirën e tyre”, tha De Biasi.
Shqipëria arrin të kualifikohet në Kampionatin Evropian të Futbollit “Franca 2016”, për herë të parë në histori të futbollit shqiptar, duke realizuar ëndrrën e qindra futbollistëve shqiptarë që luajtën ndër vite. Me fitoren 3:0 ndaj Armenisë, Kombëtarja Shqiptare u kualifikua si e dyta në grupin I me 14 pikë, dy më shumë se Danimarka që luan në play-off.
Ndryshe, Kombëtarja e Shqipërisë, e cila siguroi kualifikimin direkt për në Evropian, duke fituar ndaj Armenisë 3-0, do të marrë një shpërblim prej plot 12 milionë eurosh nga organi drejtues i sportit në kontinent. Katër milionë më tepër sesa kanë marrë kombëtaret që ishin pjesëmarrëse në edicionin e kaluar.
E-Diaspora
-
Gastroenterologu Dr. Mentor Bilali – një nga mjekët më të kërkuar nga shqiptarët e Zvicrës Për shqiptarët, Dr. Bilali me ordinancën e tij MagenDarm Zentrum Oberaargau ka edhe një peshë të... -
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”









