Futboll
Kuqezinjtë fillojnë stërvitjet para ndeshjes me Kosovën
Ndeshja zhvillohet të martën nga ora 20:00 në Cyrih

Kombëtarja shqiptare të shtunën ka kryer seancën e parë stërvitore, në kuadër të ndeshjes miqësore me Kosovën, që do të luhet më 29 maj, në Zvicër.
Kuqezinjtë janë rreshtuar nën urdhrat e trajnerit Cristian Panucci, në qytetin e Cyrihut, ndërsa grupit nuk i është bashkuar ende portieri i Laçit, Gentian Selmani, përcjell albinfo.ch.
Ky i fundit do të zëvendësojë Strakoshën, që nuk u grumbullua për shkak të problemeve fizike, ndërsa do të udhëtojë drejt Zvicrës, menjëherë pas përfundimit të finales së Kupës së Shqipërisë.
Gjithashtu në këtë seancë të parë nuk është stërvitur as sulmuesi shkodran Armando Vajushi, për shkak të problemeve fizike.
Për herë të parë në Kombëtar është grumbulluar Sindrit Guri. “Ishte një ndryshim i madh për vetë faktin se erdhi edhe ftesa në kombëtare, por edhe transferimi tek ekipi belg Ostende. Ishte një vit shumë pozitiv për mua, pasi sezonin e kaluar nuk kisha shumë hapësira. Kam bërë mirë në këtë sezon. Kukësi këtë vit u dha mundësi aktivizimi lojtarëve më të rinj në moshë, unë e shfrytëzova momentin tim dhe ja ku jam, ndodhem në kombëtare dhe dua të jap maksimumin për këtë fanellë”, theksoi Guri.
Guri, Abazaj, Lilaj, Gavazaj dhe së fundmi Selmani janë futbollistët e grumbulluar në kombëtare nga kampionati shqiptar për miqësoret ndaj Kosovës dhe Ukrainës.
Nga grumbullimi i kombëtares shqiptare në Zvicër, mesfushori i Brescias Emanuele Ndoj i bëri një bilanc sezonit të tij në aspektin personal. “Ky sezon ka qenë shumë i mirë për mua në aspektin personal. Kam luajtur të gjitha ndeshjet e kampionatit, e kam mbyllur mirë këtë sezon. Brescia arriti të siguronte mbijetesën dhe jam i lumtur për këtë”.
Ndoj kërkon ta shfrytëzojë këtë mundësi dhe ndryshe nga herën e parë tashmë synon edhe debutimin me kombëtaren kuqezi në dy miqësoret e radhës ndaj Kosovës dhe Ukrainës. “Është një ëndërr të jem këtu me kombëtaren e madhe. Është trajneri ai që vendos se kush luan. Unë jam i gatshëm dhe në momentin që trajneri do të ketë nevojë për mua, do të mundohem të jap më të mirën time në fushë”.
E-Diaspora
-
Shkencëtari Ardian Jusufi zbulon se një lloj i “ketrave fluturues” mund të përdoren në robotikë Gjetjet e ekipit të drejtuar nga Prof. Dr. Ardian Jusufi një ditë mund të mundësojnë prodhimin...
-
Mësojmë Shqip në Diasporë me “Metodë praktike për mësimin e gjuhës shqipe”
-
Mbi pozitën e gruas shqiptare, dhunën në familje dhe diversitetin
-
Artisti Sislej Xhafa, sjell ekspozitë të veçantë në Alpet e Zvicrës
-
Gjermani: Shoqatat shqiptare prezantojnë kulturën dhe traditat
Jeta në Austri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave Blerja e një shtëpie mbetet e papërballueshme për shumë familje. Sipas llogaritjeve të publikuara të mërkurën...
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz