Futboll
Kuqezinjtë arrijnë në Parma për sfidën ndaj Kilit
Kombëtarja do të zhvillojë seancën zyrtare stërvitore në ora 19:15 në stadiumin e ndeshjes
Kombëtarja shqiptare udhëtoi këtë të enjte drejt Italisë, në kuadër të ndeshjes miqësore ndaj Kilit, që do të luhet më 22 mars në stadiumin “Ennio Tardini” të Parmës në ora 20:45.
Skuadra ka mbërritur mesditën e sotme dhe është akomoduar menjëherë në hotel. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se me grupin ka udhëtuar edhe portieri Alen Sherri, i cili është bashkuar mbrëmjen e djeshme me ekipin, transmeton albinfo.ch.
Gjithashtu edhe Etrit Berisha, i cili nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit për këtë sfidë ka udhëtuar me ekipin dhe do të monitorohet nga stafi mjekësor nëse do të mund të rikuperohet për takimin ndaj Suedisë.
Kombëtarja do të zhvillojë seancën zyrtare stërvitore në ora 19:15 në stadiumin e ndeshjes.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












