Kosova
Kundërshtohet vendimi i MINT për marrjen e licencës së Klan Kosovës
Aktorë të shumtë vendorë e ndërkombëtarë kanë kundërshtuar vendimin e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë për t’i marrë licencën mediumit Klan Kosova.
Shefja e Misionit të UNMIK-ut thotë se kjo është goditje për mediat e pavarura në Kosovë. “Kjo është një goditje e veçantë për mediat e pavarura të Kosovës, duke shkaktuar shqetësime serioze për liritë e mediave”, u shpreh ajo, përcjell albinfo.ch.
Organizata Reporterët pa Kufij ka reaguar po ashtu, duke e parë si kërcënim ndaj mediave.
“Kosovë: pluralizmi i informacionit kërcënohet rëndë me refuzimin e ankesës nga media më e madhe private në vend, Klan Kosova! Duke e lënë në fuqi pezullimin e certifikatës së saj të biznesit, qeveria e Albin Kurtit po e shtyn atë drejt mbylljes. Ky vendim duhet të tërhiqet”, thuhet në reagim, përcjell albinfo.ch.
Shqetësues e ka quajtur vendimin e MINT ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.
“Shumë shqetësuese: Mbyllja e një prej mediave më të mëdha në Kosovë do të ishte një goditje serioze për lirinë e medias”, ka shkruar Rohde në Twitter, përcjell albinfo.ch.
Sipas kreut të LDK-së, vendimi është sulm ndaj fjalës së lirë.
“Është sulm i paranojës propagandistike ndaj vetë demokracisë. Ky pushtet do krizë. Ky pushtet do frikë. Në këtë betejë, të paprecedentë, nuk është vetëm një televizion. Janë të gjitha mediat, gazetarët e promovuesit e fjalës së lirë. Jemi të gjithë, individualisht e kolektivisht. Prandaj dhe në këtë përballje do të jemi bashkë të gjithë”, ka shkruar Lumir Abdixhiku, përcjell albinfo.ch.
Vendimet e tilla, kreu i PDK-së i ka quajtur diktatoriale.
“Kjo Qeveri e ka humbur rrugën! Nga paniku, çdo ditë e më shumë po zhytet në llumin e vendimeve ta padinjitetshme dhe me tendenca diktatoriale. Prandaj, sot, jemi të gjithë të bashkuar kundër këtij vendimi autoritar dhe në mbrojtje të lirisë së shprehjes dhe medias së lirë. Mos e mbyllni Klan Kosovën. Diktatura nuk kalon”, ka shkruar Memli Krasniqi, përcjell albinfo.ch.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













