Lajme
Kundërshtimet dhe ankesat, pengesë serioze për ndërtimin e banesave në Zvicër

Një numër i madh projektesh për ndërtimin e banesave në Zvicër po vonohen ose bllokohen për shkak të kundërshtimeve dhe ankesave nga fqinjët apo organizatat mjedisore. Ky është përfundimi i një studimi të porositur nga Zyra Federale për Zhvillimin Hapësinor (ARE) dhe Zyra Federale për Strehim (BWO), shkruan SRF, transmeton albinfo.ch.
Sipas studimit, 63 përqind e zhvilluesve të banesave kanë deklaruar se në vitet e fundit janë përballur pothuajse gjithmonë me kundërshtime ndaj projekteve të tyre. Këto bllokada jo vetëm që vonojnë ndërtimet, por kontribuojnë drejtpërdrejt në mungesën e banesave në treg, duke ushtruar presion mbi çmimet e qirasë dhe të blerjes së banesave.
Një tjetër problem thelbësor është mbingarkesa e autoriteteve planifikuese, e cila zgjat edhe më shumë procesin. Sipas të dhënave të studimit, shumë nga kundërshtimet përfundojnë në gjykatë, por shumica dërrmuese e tyre refuzohen nga gjykatat kantonale. Megjithatë, për vonesat, pasojat i ndjejnë zhvilluesit dhe banorët e ardhshëm.
Sistemi aktual lejon që kundërshtimet të paraqiten pa pasoja financiare për individët. Sipas Gjykatës së Lartë Federale, asnjë kosto nuk u ngarkohet kundërshtuesve, çka e bën këtë proces joshës edhe për ata që nuk janë realisht të prekur. Disa madje e keqpërdorin këtë mundësi duke kërkuar kompensim nga zhvilluesit në këmbim të tërheqjes së kundërshtimit – një praktikë e paligjshme, por që rrallë ndëshkohet, transmeton albinfo.ch.
Studimi zbulon gjithashtu se 59 përqind e zhvilluesve kanë ofruar pagesa kompensuese për të zgjidhur kërkesa informale, ndërsa 23 përqind e bëjnë këtë rregullisht. Sipas zhvilluesve, paditë për detyrime janë të rralla, sepse janë të kushtueshme dhe me gjasa të vogla për sukses.
Për të frenuar abuzimet me të drejtën për kundërshtim, autorët e studimit propozojnë që:
Numri i personave që mund të paraqesin kundërshtime të reduktohet,
Të vendosen tarifa për paraqitjen e tyre,
Procedurat të përshpejtohen dhe thjeshtohen.
Sipas autorëve, kjo mund të bëhet pa cenuar të drejtat themelore apo demokracinë. Ata kritikojnë Gjykatën Supreme Federale për qëndrimin “tepër miqësor ndaj kundërshtimeve” dhe kërkojnë ndryshime legjislative për të reformuar jurisprudencën aktuale, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Me helikopterë privatë nga Zvicra në Shqipëri dhe Kosovë Pas muajsh përgatitje, filloi aventura unike me tre helikopterë privatë, me synim të veçantë: të prekin...
-
AES fuqizon rolin e diasporës në teknologji dhe siguri
-
Gati 1 milion pasagjerë vetëm në muajin qershor, në Aeroportin e Tiranës
-
VLEN: Deklarata e Ali Ahmetit për regjistrimin është skandal, mërgata meriton përgjigje
-
Gjermani: Mërgimtari keqtrajton 17 vjeçaren nga Kosova
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor