Lajme
Kundërprotestë në Shkup, mbështetet Gruevski
Kjo protestë është organizuar kundër asaj të opozitës një ditë më parë. Derisa në tubimin e opozitës u panë edhe flamuj shqiptarë në këtë protestë janë të pranishëm flamujt serbë
Mijëra qytetarë të partisë në pushtet, VMRPO DPMNE po protestojnë sonte në Shkup, në mbështetje të qeverisë së kryeministrit Nikolla Gruevski. Kjo protestë është organizuar kundër asaj të opozitës një ditë më parë, ndërsa analistët konsiderojnë se këshilloj protezash kriza në Maqedoni po thellohet.
Derisa në protestën e opozitës ishin të pranishëm edhe komunitetet tjera, sonte në mbështetje të kryeministri Gruevskit kanë dal edhe komunitetei pakicë serbë. Kjo po dëshmohet pasi që në mitingun e sotëm, krahas flamurit Maqedonas po valëvitet dhe ai i Serbisë.
“Menduan se do të na thyejnë, me materiale të krijuara dhe të montuara si dhe me banda terroriste, menduan se ne do të dorëzohemi, por sonte ata e fituan përgjigjen, Maqedonia nuk shitet, Maqedonia është e fortë,” tha Gruevski, duke shtuar se “nuk ka tërheqje, nuk ka përkulje, dhe nuk ka leksione”.
Mësohet se e pranishme në tubimin e organizuar nga VMRO-DPMNE është dhe ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska. Sipas mediave vendase, tubimi ka nisur me një minutë heshtje, në nder të 8 policëve të vrarë në krye të detyrës në Kumanovë, gjatë javës së kaluar, ku pati përleshje mes efektivëve dhe një grupi të armatosur, nga i cili mbetën të vrarë 20 persona.
Jankullovska, e cila dha dorëheqje ditë më parë nga ministrja e Policisë, ishte politikania kryesore që thelloi hendekun ndarjeve etnike në Maqedoni. Në valën e përgjimeve që publikoi opozita (LSDM), ajo dëgjohet duke i sharë shqiptarët, madje duke kërkuar “që me ta t’i pastrojë punët një herë e përgjithmonë”.
Analisti politik Vladimir Bozhinovski thekson se mitingu i koalicionit ka për qëllim që të tregojë mbështetjen e qytetarëve për politikat e qeverisë aktuale të Gruevskit. Vetë kr ka thënë se nuk do të jep dorëheqje dhe nuk pranon qeveri kalimtare. Ai këtë deklaratë e ka dhënë në takimin dytë të liderëve, i cili edhe sot doli të jetë jo produktiv.
Takimi i liderëve ku morën pjesë, Nikolla Gruevski, Zoran Zaev, Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi përfundoi pa asnjë përafrim të qëndrimeve mes partive politike. Në tavolinë është propozimi për vendosjen e parimeve dhe kornizës për bisedime politike, por LSDM-ja kërkon që para se të bisedohet për këto çështje, duhet të barazohet pozicioni i palëve.
Në anën tjetër, mbështetësit e opozitës edhe sonte janë duke qëndruar në tenda, duke protestuar kundër kryeministri Gruevski. Ata kanë thënë se protesta e tyre do të përfundoj në ditën kur të ikë kjo qeveri.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












