E-Diaspora
Kundër paragjykimeve ndaj shqiptarëve në Zvicër
Më 12 maj 2017, “20 Minuten” publikoi një artikull lidhur me preferencat e zviceranëve për kolegët me të cilët ata do të dëshironin të ndajnë vendin e punës. Artikulli në fjalë i referohet një sondazhi që kishte realizuar “der Bund” duke pyetur 1700 zviceranë nga e gjithë Zvicra, me pyetjen: Më kë dëshironi të ndani vendin e punës?
Sipas këtij sondazhi, dalin në pah problemet apo rezervat që kanë punëmarrësit zviceranë me kolegët të cilët vijnë nga vendet jo evropiane.
Mbi të gjitha, është shqetësuese ajo çka evidentohet në këtë artikull ku jepet shifra prej 70% e zviceranëve, të cilët pretendohet se refuzojnë shqiptarët si kolegë pune.
Ambasadat e Shqipërisë dhe Kosovës në Bernë reagojnë dhe thonë se ky konkluzion sipas tyre nuk përfaqëson realitetin, porse evidenton një paragjykim dhe stigmatizim të një prej komuniteteve më të mëdha në Zvicër, atë të shqiptarëve, shkruan albinfo.ch.
“Një pohim i tillë është i papranueshëm për komunitetin shqiptar në Zvicër. Ai bie ndesh edhe me vetë parimet e shoqërisë zvicerane, ku mbizotëron drejtësia, toleranca dhe barazia.”, thuhet në reagim, shkruan albinfo.ch.
“Duke qenë se këto afirmime publike, mediale që faktikisht shprehin qëndrime subjektive, ndikojnë negativisht në imazhin e shqiptarëve, duke cenuar drejtpërdrejt interesat dhe dinjitetin tuaj, mendojmë se ndaj tyre duhet reaguar duke ofruar shembuj të kundërt që flasin me gjuhë faktesh, të cilat tashmë janë një pjesë e pakontestueshme e realitetit zviceran.”, thuhet më tutje në reagimin e Ambasadave në Bernë duke potencuar se këtë mundet dhe duhet ta bëjnë më së miri vetë shoqatat e shumta të shqiptarëve në Zvicër, dhe çdo shqiptar, duke u koordinuar dhe duke bashkërenditur veprimet e tyre rreth një qëllimi të përbashkët që do të ishte mbrojtja e imazhit dhe dinjitetit të shqiptarëve që jetojnë në Zvicër.
Ambasadat e Shqipërisë dhe Kosovës në Bernë shprehin shqetësimin e thellë për lajme të tilla, por njëkohësisht thonë se janë të bindur dhe të sigurt që diaspora shqiptare në Zvicër ka potencialin e nevojshëm për të reaguar ndaj këtij realiteti të shtrembëruar.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Suedi
Mbrëmje festive në Stockholm: “Jehona” bashkon shqiptarët për Ditën e Pavarësisë Pavarësia e Kosovës festohet në Stockholm nga Shoqata “Jehona”... -
Baden
Baden-Austri: SHKA „17 Shkurti“ organizon të shtunën koncert për Pavarësinë e Kosovës -
Gjermani
Fatlume Bunjaku, zëri i ri i kinematografisë kosovare në skenën evropiane -
Pianisti kujton në sheshin e Mynihut fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë -
Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër uron muajin e Ramazanit
Jeta në Austri
-
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore Vjena zgjeron strehimoret për të pastrehët gjatë reshjeve të dendura të borës dhe nxit përdorimin e... -
Baden
Baden-Austri: SHKA „17 Shkurti“ organizon të shtunën koncert për Pavarësinë e Kosovës -
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur














