Bota
Kulla Eiffel fik dritat një orë për “Orën e Tokës”
Ndërtesa të njohura në gjithë globin mbrëmë i kanë ndalur dritat në kuadër të shënimit të “Orës së Tokës”, për të tërhequr vëmendjen për ndryshimet klimatike që po ndodhin.
“Ora e Tokës” është një ngjarje ndërkombëtare që është organizuar nga World Wildlife Fund, WWF.
Qëllimi është që të mbrohet Toka nga njeriu, pasi sipas kësaj organizate, ajo është duke u dëmtuar.
Kjo është hera e 13-të që organizohet ky shënim për tokën dhe është mbajtur nga ora 20:30 deri në 21:30.
Kremlini në Moskë, Empire State Building dhe selia e Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork, Kulla Eiffel në Paris dhe Akropolisi në Athinë, ishin në mesin e ndërtesave dhe monumenteve, në qytetet e 170 vendeve në gjithë botën që i kanë ndalur dritat për 60 minuta, shkruan AlsatM, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











