Lajme
Kuleta po zbrazet, rroga vetëm edhe tre muaj
Gëzim Baxhaku, këshilltari i ministrit të Financave, ka thënë se nëse kriza politike vazhdon, atëherë nga marsi 2015 nuk do të ketë paga për punëtorët që i paguan shteti
Nëse Kosova shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme dhe krijimi i institucioneve të reja vonohet për disa muaj, atëherë Ministra e Financave ka paga të sigurta vetëm edhe për tre muaj, më pas shteti shkon në kolaps. Kështu kanë deklaruar zyrtarët e Qeverisë në ikje, të cilët bëjnë me dije se kriza politike mund të reflektoj në bllokadë të tërësishme të shtetit.
Në një prononcim për RK, këshilltari i ministrit të Financave Besim Beqaj, Gëzim Baxhaku, ka thënë se problemet serioze në ekzekutimin e pagave do të paraqiten nga muaji mars i vitit të ardhshëm, nëse deri atëherë nuk formohen institucionet e vendit.
Megjithatë, nuk ka rrezik që punëtorët kosovarë që paguhen nga buxheti i shtetit (administrata shtetërore, arsimtarët, qeveria, forcat e sigurisë…), të mbesin pa paga, së paku për disa muaj.
“Ministra e Financave ka siguruar mjete të nevojshme për pagesën e pagave për muajt e mbetur të këtij viti. Kjo çështje është e rregulluar me Ligjin për Buxhetin e Republikës së Kosovës dhe mbi të drejtën e alokimit të një pjese të cilën qeveria me propozim të ministrit mund ta bëjë. Kështu që të gjitha obligimet për paga dhe për pensione do të realizohen pa ndonjë problem deri në fund të këtij viti”, deklaroi Baxhaku.
Ndërsa nëse kriza politike vazhdon edhe vitin e ardhshëm, atëherë sipas tij, mund të paraqiten problemet.
Sipas baxhakut, në dy muajt e parë (janar dhe shkurt) në bazë të ligjit mbi buxhetin dhe menaxhimin e financave publike mund të alokohet çdo organizate buxhetore 1/12 e të hyrave buxhetore që ka pasur gjatë vitit 2014, atëherë problemet do të paraqiten nga muaji mars.
“Nëse deri në mars të vitit të ardhshëm, ku është situata më e keqe e mundshme, nuk do të ketë institucione të vendit, atëherë do të paraqiten probleme serioze për pagesën e pagave, pensioneve dhe të gjitha obligimeve tjera që i ka buxheti i Republikës së Kosovës”, deklaroi ai.
Ministria e Financave gjatë javës së ardhshme do të dërgon në qeveri projekt-buxhetin për vitin 2015. Qeveria ka obligim ligjor që deri në fund të këtij muaji, ta miraton atë dhe ta dërgojë në Kuvend. Pastaj është çështje e konstituimit të Kuvendit i cili duhet të miratojë Ligjin e Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2015.
Mirëpo problemi është në konstituimin e Kuvendit. Nëse nuk gjendet formula për kryeparlamentarin e ri të Kosovës, atëherë Projekt-buxheti nuk mund të kalojë dhe nuk mund të jetë funksional. Sipas ligjit, nëse Projekt-buxheti nuk kalon dy herë në Kuvend, vendi automatikisht shkon në zgjedhje të reja.
E-Diaspora
-
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore “28.11”, hapësirë e re për komunitetin shqiptar... -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”










