Lajme

Kukan: Silluni përgjegjshëm, mos dëmtoni Kosovën

Institucionet e Bashkimit Evropian janë duke i përcjellur nga afër zhvillimet e fundit në Kosovë, tha europarlamentari Eduard Kukan. Në një intervistë për Radio Kosovën, ai ka thënë se forcat politike në Kosovë duhet të sillen me përgjegjësi në mënyrë që të mos dëmtojnë mundësitë për t’i treguar botës se Kosova është shtet i demokracisë së qëndrueshme.

Sipas tij, përplasjet në skenën politike kosovare duhet të bëhën në mënyrë demokratike, sepse në të kundërten kjo dëmton aspiratat e Kosovës për të ardhmen evropiane.

Ai porositi klasën politike kosovare që të sillen në mënyrë përgjegjshme dhe mos ta dëmtojnë mundësitë për t’i treguar botës se Kosova është shtet i demokracisë së qëndrueshme.

Bllokimi tash e disa muaj i rrugëve në veri të Kosovës nga serbët, sipas tij, ka dëmtuar në masë të madhe imazhin e Kosovën.

Mirëpo, siç thekson ai, edhe tentimi i Lëvizjes ‘Vetëvendosje’ që të bllokojë dy pikat kufitare me Serbinë, nuk është e pranueshme.

Protestat, thotë ai, duhet të organizohen konform rregullave në një shjoqëri demokratike./albinfo& rtk/