Lajme

“Kuk komerc” lëshon linjën e ngjyrosjes

Ministri Beqaj tha se përcaktimi i Qeverise së Kosovës është krijimi i një ambient të volitshëm për të bërë biznes

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj përuroi një repart për ngjyrosje të metaleve të Kompanisë “Kuk comerc” në Prizren, e cila produktet e veta i eksporton, kryesisht nëpër vendet e Bashkimit Evropian. Beqaj tha se ndërtimi dhe zgjerimi i objekteve prodhuese i kontribuon zhvillimit ekonomik dhe zvogëlimit të papunësisë.

“Përcaktimin e Qeverise se Republikës se Kosovës është që të krijuar ambient sa me te volitshëm juridik dhe për të krijuar infrastrukture ligjore e cila do të lehtësonte të bërit biznes në vend”, citohet ministri Beqaj në një kumtesë lëshuar nga ministria e tij.

Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe dikasteret tjerë qeveritar te cilët merren me çështjet e ekonomisë, sipas tij, janë duke punuar në krijimin e lehtësirave substanciale për funksionim të bizneseve vendore dhe të huaja.

Ndryshe kompania “Kuk comerc” e cila punëson afro 100 punëtorë ne linjën e ngjyrosjes së produkteve të metalit, ka investuar afro 200 mije euro, ka punësuar 6 punëtorë të rinj dhe më këtë i kontribuon kualitetit të produkteve të veta, por edhe punësimeve të reja.

Pronaret e “Kuk comerc”, sipas MZHE-së, janë zotuar se do të vazhdojnë edhe më tej me investimet e reja si në Fabrikën e Produkteve të Metaleve e po ashtu edhe në objekte të tjera të cilat funksionojnë në kuadër të kompanisë.