Futboll
Kujtohet vepra e legjendës Vokrri
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi në shoqëri të anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së, sekretarit të përgjithshëm, Eroll Salihu, administratës së FFK-së, ish-futbollistëve të njohur, gjyqtarëve e trajnerëve si dhe grupit të tifozëve “Dardanët”, sot, në njëvjetorin e ndarjes nga jeta të ish-presidentit Fadil Vokrri, e kanë zbuluar pllakën përkujtimore tek varri i Legjendës dhe kanë bërë homazhe.
“Sot një vit mbetëm pa një futbollist e mik të pazëvendësueshëm. Ne në FFK mbetëm pa prijësin tonë, i cili ishte kreator i rrugës drejt UEFA-s e FIFA-s dhe do të mbetet në histori si njeriu që e dërgoi Kosovën atje ku janë të gjitha shtetet, si pjesë e barabartë e familjes evropiane dhe botërore të futbollit modern. Shumë shokë e dashamirë të tij cilët e patën shok të tavolinës e ndejesë e ndjejnë mungesën e tij.
Në këtë përvjetor jemi mbledhur për të bërë homazhe dhe për ta zbuluar pllakën përkujtimore tek varri i tij, që është bërë nga Federata e Futbollit e Kosovës dhe për të evokuar kujtimet për Legjendën. Ne i jemi përherë mirënjohës atij, por edhe të gjithë atyre që sot nuk janë në mesin tonë e që kanë kontribuuar ndër vite të vijmë deri në këtë ditë, sepse futbolli është sport kolektiv dhe gjithmonë ka nevojë të funksionojë si ekip. Kështu kemi punuar edhe në kohën e Fadil Vokrrit, i cili si kapiten na ka prirë në rrugën e suksesit si Federatë.
Edhe tani me ekip të përbashkët po e çojmë FFK-në dhe futbollin e Kosovës në një stad tjetër, duke arritur rezultate kulmore. Dhimbjen që e kemi përjetuar me humbjen e presidentit Vokrri tani e kemi shndërruar në përgjegjësi dhe krenari për suksese tjera. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës, legjendës Fadil Vokrri”, është shprehur Agim Ademi, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, Mes lotësh, ylli kosovar tregon fëmijërinë e vështirë dhe përkushtimin e prindërve për suksesin e tij... -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Londër
Në Londër hapet ekspozita “Metamorph” e artistes Gabi Pallaska -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih
Jeta në Austri
-
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja Çiklistja, një grua 60-vjeçare austriake pësoi lëndime të rënda dhe u dërgua me ambulancë në Spitalin... -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë














