Kultura
Kujtohet vepra e këngëtarit Sayyed Darwish
Trashëgimia dhe jeta e këngëtarit dhe kompozitorit legjendar egjiptian, Sayyed Darwish, u soll në jetë gjatë ceremonisë së mbylljes së festivalit të Byblos në Liban.
I cilësuar si babai i muzikës moderne arabe, Darwish u riprezantua tek audienca e festivalit të Byblos, disa nga të cilët nuk e kishin ditur kurrë se këngët që kanë kënduar gjatë gjithë jetës kanë qenë të tij.
Meloditë e këngëve të tij u performuan nga muzikanti libanez Charbel Rouhana. “Gjëja më e rëndësishme është të nxjerrim në pah muzikën që njerëzit nuk po e dëgjojnë më”, tha Rouhana, i cili udhëhoqi koncertin, përcjell albinfo.ch.
Gjatë shfaqjes, u prezantua një video e shkurtër me pjesët më të rëndësishme të karrierës së pasur muzikore të Darwishit.
Muzikanti i lindur në Aleksandri vdiq në moshën 31-vjeçare në vitin 1923, në fillim të karrierës së tij muzikore. Muzika e tij ka pasur shumë ndikim në muzikën moderne arabe.
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“













