Bota
Kujdes nga ekstremistët në Rusi… dhe gratë!
Pasagjerët e aeroportit të qytetit uzbek, Namangan, të cilët udhëtojnë në Rusi, ushqehen me predikime islame rreth besnikërisë, rreziqeve nga ekstremizmi fetar dhe gratë ruse. Qëllim kryesor i fushatës së Uzbekistanit me imamë që predikojnë në aeroport thuhet se është mbajtja e njerëzve larg grupeve terroriste dhe ekstremiste. Një video e postuar në mediat uzbeke sociale më 15 korrik e tregon një imam duke iu adresuar pasagjerëve përpara se të hynin në avion drejt Rusisë.
I shoqëruar nga një punonjës i aeroportit, imami i paralajmëron pasagjerët kundër organizatave terroriste që ai i përshkruan si “një nga kërcënimet më të mëdha të kohës sonë”. Ai i thotë masës që të jetë “vigjilente ndaj grupeve terroriste që veprojnë me maskën e Islamit” dhe përpiqen të rekrutojnë njerëz, sidomos ata që kërkojnë njohuri fetare në internet. “Kjo ndodh veçanërisht me punëtorët migrantë në Rusi”, thotë imami Abduvosit.
“Nëse keni nevojë për informacion rreth Islamit ose dëshironi t’i zgjeroni njohuritë fetare, ju mund të gjeni lehtësisht informata të tilla në faqet e internetit të Uzbekistanit, të tilla si muslim.uz, islom.uz, ose ravza.uz”, shpjegon imami. Muslim.uz është faqja zyrtare e Departamentit shtetëror të Çështjeve Islame, ndërsa ravza.uz drejtohet nga zyra rajonale e këtij departamenti në qytetin Namangan.
I kontaktuar nga Radio Evropa e Lirë, një zyrtar në Aeroportin Ndërkombëtar Namangan konfirmoi se predikimet kryhen në kuadër të fushatës shtetërore kundër ekstremizmit.
Në të kaluarën, Uzbekistani ka dërguar imamë dhe figura të tjera islamike në Rusi për të takuar migrantët uzbekë dhe për t’i paralajmëruar ata kundër grupeve ekstremiste dhe terroriste. Nuk dihet nëse predikimi i imamëve po ndodh edhe në aeroporte të tjera në Uzbekistan.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Ngjarja tragjike në Crans-Montana, nuk raportohet për shqiptarë të prekur Ambasada e Kosovës në Bernë: Deri tani asnjë kosovar i konfirmuar në mesin e viktimave në... -
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026










