X

Na ndiqni:

 Kosova

Kuinti propozon: Kosova në OKB, Serbia në BE

Drejtorët politikë të vendeve të Kuintit kanë mbajtur takim konsultativ për fazën finale të dialogut në mes të Prishtinës e Beogradit, që duhet mbajtur në muajt e ardhshëm e që do të rezultojë me normalizimin e marrëdhënieve në mes të të dyja vendeve

Shtetet e Kuintit në Vashington, Thaçi në Berlin, vizita joformale e të deleguarit të Merkelit, Gynter Kirchbaum në Beograd, kthimi nga Rusia i kryetarit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq etj., …kjo është skenografia më e re për dramën e Kosovës, që, pa dyshim, është në nivelin më të lartë të kancelarive të vendeve perëndimore, që duhet gjetur zgjidhjen.

Ndërkaq, kryetari i Serbisë, Vuçiq, deklaron se çështja e Kosovës duhet zgjidhur, për hir të gjeneratave të ardhshme, por jo ashtu që Kosova të fitojë çdo gjë e Serbia të humb gjithçka, njoftojnë mediet serbe.

Drejtorët politikë të vendeve të Kuintit kanë mbajtur takim konsultativ për fazën finale të dialogut në mes të Prishtinës e Beogradit, që duhet mbajtur në muajt e ardhshëm e që do të rezultojë me normalizimin e marrëdhënieve në mes të të dyja vendeve.

Sipas informatave jozyrtare qarkullon formula ku thuhet se marrëveshja bazë është: Kosova në OKB, ndërsa Serbia në BE, transmeton RTK.


Reklamë
Reklamë
X

Abonohu në revistën tonë