Bota
Kufizohen ekstradimet e refugjatëve me vepra penale
Edhe refugjatët që kanë kryer krime të rënda, në disa rrethana nuk mund të ekstradohen
Heqja ose refuzimi i së drejtës për azil, sipas ligjit të BE, nuk e pakëson të drejtën e mbrojtjes sipas Konventës së Gjenevës për Refugjatët dhe të drejtat themelore të BE.
Kështu gjykojnë gjyqtarët e Luksemburgut. Shkaku i këtij vendimi janë paditë e tre azilkërkuesve nga Bregu i Fildishtë, Kongoja dhe Çeçenia, të cilëve Belgjika, përkatësisht Republika Çeke u patën refuzuar njohjen e statusit të refugjatit, pasi qenë dënuar për krime veçanërisht të rënda, raporton “DW”.
Gjykatës Evropiane të Drejtësisë (GJED) iu kërkua të sqarojë nëse heqja e statusit të refugjatit, sipas rregullave të BE, është në përputhje me Konventën e Gjenevës dhe të drejtat themelore të BE. Sipas gjyqtarëve, kjo është në përputhje me këto rregulla, përcjell albinfo.ch.
Së pari, ata theksojnë se të huajt e BE-së që kanë frikë të bazuar për persekutim në vendin e tyre të origjinës duhet të konsiderohen si refugjatë në kuptimin e Konventës së Gjenevës. Kjo vlen pavarësisht nëse atyre ky status u është dhënë formalisht sipas ligjit të BE-së.
Krimet nuk janë vendimtare
Veç kësaj, sipas Kartës së të Drejtave Themelore të BE, njerëzit nuk duhet të ekstradohen në një vend ku i kërcënon tortura ose dënime çnjerëzore poshtëruese. Sjellja e personit në fjalë – edhe e kriminelit – nuk ka rëndësi. Këtu mbrojtja e personit nga rregullat e BE-së shkon përtej Konventës së refugjatëve. Shtetet anëtare të BE do të duhet të garantojnë “respektimin e plotë” të Konventës së Gjenevës. Gjykatësit gjithashtu theksojnë se një person, të cilit nuk i miratohet kërkesa për marrje azili ose të cilit i është hequr statusi i azilantit, nuk ka të drejta të njëjta si një refugjat i njohur zyrtarisht.
Konventa e Gjenevës për Refugjatët, e cila ka hyrë në fuqi më 1954, rregullon mënyrën se si trajtohen refugjatët. Si refugjatë të njohur sipas saj janë njerëz që persekutohen për shkak të racës, fesë, kombësisë, anëtarësisë në grupe të caktuara shoqërore ose bindjeve politike.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













