Lajme
Kufijtë, testimet dhe karantinimi në Gjermani, Zvicër dhe Austri
Gjermania jep paralajmërime edhe për disa vende të Bashkimit Evropian. Testimet dhe karantinimi i obligueshëm. Testimet dhe karantinimi në Zvicër dhe Austri, përcjell albinfo.ch.
Komisioni Evropian ka dhënë rekomandimet e veta për muajin gusht, ku Austria, Zvicra dhe Gjermania do të aplikoj testimet dhe karantinimin e të gjithë atyre që vijnë nga vendet me rrezik të Covid (shtetet ballkanike).
Kështu ka bërë të ditur përmes një video-mesazhi gazetari Bahri Cani, i cili ka theksuar se Austria ka vendosur rregulla më të ashpra se Gjermania dhe shumë vende tjera.
“Austria ka paralajmëruar ashpër shtetasit e vet, që të mos udhëtojnë në vendet e Ballkanit Perëndimor as në Kosovë, Shqipëri, Serbi, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi dhe Bosnje Hercegovine. Të gjitha këto vende, radhiten si vende të rrezikuara në listën e Austrisë”.
Cani ka theksuar se Austria ka kufizuar lëvizjen edhe për shtetasit e disa vendeve të Bashkimit Europian, siç janë: Bullgaria, Portugalia, Rumania dhe Suedia.
“Personat që vijnë nga vendet e treta në Austri, pra edhe nga vendet e Ballkanit Perëndimor, duhet të një test negativ që nuk është më i vjetër se 72 orë dhe që është lëshuar në një vend të certifikuar”.
“Ndryshe duhet të futeni në krantinë 10 ditore, testi mund të bëhet edhe në Austri, brenda 48 orësh, pas futjes në territorin e Austrisë, por duhet ta paguani vet për dallim nga Gjermania që ka futur teste pa pagesë. Derisa nuk vjen rezultati negativ duhet të rrini në karantinë”.
“Testet mund të bëhen edhe në aeroportin e Vjenës, por duhet të lajmëroheni më përpara dhe duhet ta paguani vet testin. Rezultatet janë gati brenda 3 orësh, kështu thuhet në njoftimin e autoriteteve të Austrisë”, thotë Cani.
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












