Lajme
Kuçi kthehet në Qeveri
Pas kërkesë së kryeministrit Thaçi, Hajredin Kuçi është rikthyer në dy postet qeveritar, ministër i Drejtësisë dhe zëvendëskryeministër
Tri javë pasi që dha dorëheqje nga posti i ministrit të Drejtësisë dhe nga posti i zëvendëskryeministrit, Hajredin Kuçi është rikthyer në vendin e punës. Rikthimin në detyrë e ka konfirmuar vetë Kuçi, ndërsa tha se kthimi pas dorëheqjes ka ardhur si rezultat i ndikimit të miqve, Thaçit e Krasniqit.
“Pas takimeve që kam zhvilluar me Kryeministrin Thaçi dhe me Kryekuvendarin Krasniqi, jam kthyer në pozitat e mëhershme. Ky është takimi im i parë zyrtar pas që pas dorëheqjes sime”, tha Kuçi duke garantuar më shumë punë dhe angazhim në të ardhmen.
Ndryshe nëpërmjet një kumtese Kryeministrii Thaçi thuhet se i ka shqyrtuar shkaqet e ofrimit të dorëheqjes së Hajredin Kuçit me datën 22 qershor, dhe ka konstatuar se shkaqet që kanë dërguar deri te dorëheqja tanimë nuk ekzistojnë.
Zëvendëskryeministri dhe njëherit ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi ka dhënë dorëheqje më 22 qershor pasi që Kuvendit të Kosovës nuk votoi për heqjen nga Kodi Penal, nenin 37 dhe 38 që lidhet ekskluzivisht me lirinë e medieve.
Kuçi në një deklaratë dhënë më 27 prill ka thënë se nëse Kodi Penal miratohet bashkë me këto nene, ai do të japë dorëheqje.
“Pozitën time jam menduar ta mbaj me dinjitet dhe kam dashur që kur të takohemi me ju të kam guxim t’u shikojë në sy. Dhe asnjëherë nuk kisha mundur t’u shikoj juve prapë, nëse nuk do ta kisha bërë këtë veprim. E respektoj vendimin e Kuvendit dhe e paguaj atë vendim”, tha Kuçi para medieve.
Ndërsa javën e kaluar, Kuvendi i Kosovës e ndryshoi Kodin, duke ia hequr dy nenet famoze, të cilat edhe ndikuan në ikjen dhe rikthimi e Kuçit.
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë Piloti austriak bën ulje emergjente në autostradën A2 në Karinthia pranë kufirit italian; nuk ka të... -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit










