Shqipëria
Ku do ta presin shqiptarët Vitin e Ri?
Festa e Vitit të Ri po afrohet, derisa tashmë shqiptarët kanë bërë zgjedhjen e tyre se ku do të kalojnë natën e 31 dhjetorit.
“Monitor” ka bërë një sondazh me agjencitë turistike dhe disa prej lokaleve kryesore në Tiranë.
Tendenca që prej disa vitesh ka nisur te shqiptarët është ajo e kalimit të natës së ndërrimit të viteve në një bar-restorant, brenda ose jashtë vendit.
Muzika live, menuja e ushqimeve festive, si dhe pijet për të bërë “Gëzuar” janë pjesë e një pakete që tundon familjet që kanë mundësi më të mira ekonomike, përcjell albinfo.ch.
Ndërsa ata që nuk kanë, vijojnë ta festojnë në shtëpi. Ashtu sikurse shtëpia mbetet alternativë e mirë edhe e personave që nuk janë të dhënë nga festat dhe të festuarit jashtë.
Sipas disa prej restoranteve në Tiranë, rezervimet këtë vit janë në të njëjtën tendencë si një vit më parë, duke marrë në konsideratë edhe faktin se një pjesë e tyre kanë udhëtuar jashtë.
Sipas agjencive turistike, destinacionet më të preferuara këtë vit kanë qenë rajoni: Budva, Dubrovniku, që shquhen për organizimin e festave gjatë natës së ndërrimit të viteve.
Nga ana tjetër, preferohet shumë destinacionet e bardha. Pra, Kolashini, Mavrova etj., të cilat joshin më tepër të rinjtë, të cilët më çmime të leverdishme preferojnë të kalojnë 2-3 ditë duke kryer edhe një aktivitet të kërkuar, si ski.
Në natën e ndërrimit të viteve, një tjetër zgjedhje që do të bëhet është ajo që pritet të zhvillohet në sheshin Skënderbej. Aty do të mbahet një koncert ku do të performojnë këngëtarë të njohur, do të nisë 22:30 dhe qytetarët do t’i kalojnë orët e fundit të 2017-ës me një atmosferë festive.
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










