Lajme
Ku jetojnë super të pasurit e Zvicrës
Rreth 6’500 persona fitojnë mbi një milion franga në vit – dendësia më e lartë mes dy kantoneve
Në Zvicra jetojnë 6’427 persona ose familje që fitojnë më shumë se një milion franga në vit, sipas të dhënave të Administrata Federale e Tatimeve për vitin tatimor 2022, që janë edhe statistikat më të fundit në dispozicion, përcjell albinfo.ch.
Ndërsa shumica e popullsisë zvicerane jeton me të ardhura vjetore nën 75’000 franga, super të pasurit përbëjnë vetëm 0.12 për qind të 5.4 milionë tatimpaguesve (persona individualë dhe familje).
Të përqendruar në pak komuna
Harta interaktive e analizës tregon se super të pasurit nuk janë të shpërndarë në mënyrë të barabartë. Vetëm rreth 200 komuna, nga mbi 2’000 në gjithë vendin, kanë banorë me të ardhura mbi një milion franga në vit.
Në shifra absolute, kryesojnë qendrat urbane:
Zyrih – 498 super të pasur
Zug – 432
Gjenevë – 275
Komuna më të vogla si Freienbach, Wollerau dhe Küsnacht kanë më shumë super të pasur se vetë Bazeli, ku numërohen 172 të tillë. Në Lugano janë regjistruar 100 tatimpagues me të ardhura shumë të larta.
Jeta buzë liqenit – një emërues i përbashkët
Një element i përbashkët bie menjëherë në sy: pothuajse të gjitha zonat ku përqendrohen super të pasurit ndodhen buzë liqeneve. Rajoni me dendësinë më të madhe përfshin kantonet Lucern, Schwyz, Zug dhe Zyrih.
Rekordin absolut e mban Wollerau (SZ), ku më shumë se 4 nga çdo 100 tatimpagues deklarojnë të ardhura vjetore mbi një milion franga. Pas saj vijnë Feusisberg dhe shumë komuna të tjera në një rreze rreth 20 kilometrash nga Zugu.
Kjo zonë njihet edhe si ish-vendbanim i Roger Federer, dhe konsiderohet tërheqëse për shkak të:
pozitës gjeografike
aktivitetit ekonomik
barrës së ulët tatimore
diskrecionit
prestigjit dhe standardit të lartë të jetesës
Gjeneva, një tjetër vatër e pasurisë
Një tjetër qendër e rëndësishme e super të pasurve është rajoni i Gjenevës, me komuna si Cologny, Vandoeuvres, Collonge-Bellerive, Anières, Coppet, Mies, Founex dhe Pregny-Chambésy, ku përqindja e të ardhurave shumë të larta është e dukshme në raport me popullsinë.
Rajonet e tjera mbesin në hije
Pjesa tjetër e vendit, veçanërisht rreth Baselit dhe Luganos, mbetet dukshëm pas. Edhe pse disa komuna kanë banorë shumë të pasur, ata përbëjnë më pak se 1 për qind të popullsisë lokale.
Të dhënat federale tregojnë gjithashtu se në shumicën e kantoneve latine, sidomos në Zvicrën italisht- dhe retoromanishtfolëse, familjet me të ardhura shumë të larta janë dukshëm më të rralla.
E-Diaspora
-
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij Familja e të ndjerit deklaroi se fakti që vdekja e tij ishte plotësisht e shmangshme e... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Austri
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve













