Kosova
Ku është paga më e lartë minimale në Ballkan?
Me rritjen e pagës minimale nga 24 mijë lekë në 26 mijë lekë në muaj, ose 149 lekë ora, Shqipëria i afrohet më shumë vendeve të tjera të rajonit, por sërish mbetet ndër vendet e fundit në Evropë.
Me 1.2 euro fitime në orë, ose 1.37 dollarë amerikanë minimalisht, një i punësuar shqiptar ka fituar lehtë terren në rajon. Por pavarësisht kësaj, tanimë, diferenca është ngushtuar ndjeshëm, transmeton ‘Scan’.
Përpara vendimit të qeverisë për të ndryshuar pagën minimale në vend, vendim që do të hyjë në fuqi më 1 janar të vitit që vjen, paga minimale në orë në vend ishte 137 lekë, ose 1.11 euro, përcjell albinfo.ch.
Pra, me vendimin e ri, në rajon, Serbia do të vijojë të ketë një pagë minimale më të lartë se Shqipëria, edhe pse vetëm 3 cent në orë më të lartë. Në Serbi, paga minimale në orë,, fiksohet në 1.4 dollarë.
Në Maqedoni, paga minimale në orë është 1.29 dollarë, Kosovë 1.2 dollarë dhe në Mal të Zi 1.27 dollarë.
Bosnje Hercegovina mban vendin e parë në rajon me një pagë minimale në orë, në 2.18 dollarë, duke bërë që mos të ketë fare garë në këtë drejtim.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve Fehmi Mahalla: “Kënaqësia më e madhe nuk është vetëm medalja ime, por ajo e garuesit. Aty... -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











