Kosova
Ku do të shpenzohen 3.3 miliardë eurot e buxhetit të Kosovës për vitin 2024?
Ligjvënësit e Kosovës sot i dhanë në lexim të dytë miratimin ligjit për ndarjet buxhetore për vitin 2024.
Ndonëse nga opozita Qeveria u kritikua për diskriminim e planifikim jo të mirë të buxhetit, megjithatë mazhoranca u oajtua.
Për vitin 2024, Qeveria e Kosovës ka planifikuar ndarjen buxhetore si në vijim:
860 milionë euro do të shkojnë për infrastrukturë dhe kapacitete të reja energjetike;
742 milionë euro do të shkojnë për komunat, prej të cilave 635 milionë, grante nga Qeveria;
370 milionë euro do të shkojnë për mbrojtje dhe siguri;
370 milionë euro do të shkojnë për arsim, përfshirë grantin për komuna;
340 milionë euro do të shkojnë për shëndetësi, përfshirë grantin për komuna;
95 milionë euro do të shkojnë për shtesat për lehonat dhe fëmijët;
58 milionë euro do të shkojnë për infrastrukturë sportive për Lojërat Mesdhetare 2030;
29 milionë euro do të shkojnë për masa të punësimit;
3 milionë euro do të shkojnë për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026











