Lajme
Ku dhe kur mund të udhëtoni me aeroplan nga Zvicra
Pranvera është në ‘ajër’ dhe vera është vetëm dy javë larg. Mendimet për udhëtime ndërkombëtare janë në mendjen e shumë njerëzve
Ndërsa aeroportet ndërkombëtare të Cyrihut dhe Gjenevës nuk e kanë parë ende trafikun – për sa i përket numrit të fluturimeve dhe udhëtarëve – siç ishte përpara Covid-19, të dy po bëhen më të ngarkuar.
Disa fluturime tashmë kanë rifilluar operacionet e tyre, ndërsa të tjera planifikohen të ndërmerren më vonë këtë muaj dhe në javët në vazhdim, pasi Zvicra hap kufijtë e saj me Francën dhe Gjermaninë më 15 qershor, shkruan The Local, përcjell albinfo.ch.
Destinacionet evropiane që janë shërbyer tashmë nga Cyrihu nga linja ajrore SWISS përfshijnë Amsterdamin, Stokholmin, Athinën, Lisbonën, Londrën, Berlinin dhe Porton. Ekziston edhe një fluturim i gjatë nga Cyrihu për në New York.
Nga Gjeneva, fluturimet evropiane shkojnë në Athinë, Londër, Lisbonë dhe Porto, përcjell tutje albinfo.ch.
Duke filluar nga mesi i qershorit, linja ajrore e Swiss do të fluturojë për në destinacione ndër-kontinentale, duke përfshirë Nju Jorkun (JFK), Chikagon, Mumbai, Bangkok, Tokio, Vancouver, Shanghai dhe të tjerë.
Linja ajrore, Edelweiss, gjithashtu do të rifillojë një numër fluturimesh nga qendra e saj e Cyrihut.
Ndër destinacionet e planifikuara për në qershor janë: Antalia, Catania, Edinburgh, Faro, Ibiza, Larnaca, Palma de Mallorca, Prishtina, Shkupi dhe Spliti, përcjell tutje albinfo.ch.
Edhe EasyJet do të rifillojë disa prej operacioneve të tij nga Gjeneva më 15 qershor, me fluturime për në Barcelonë, Lisbonë, Nice dhe Porto.
Megjithatë, kompanitë ajrore janë duke thënë që fluturimi në epokën pas koronavirusit do të jetë ndryshe.
Masat e rrepta të higjienës do të fillojnë tashmë në aeroport.
Ato mund të përfshijnë kontrolle të temperaturës dhe ndalim të mundshëm për shumicën e bagazheve të dorës.
Brenda aeroplanit, pritja përpara tualetit në bord nuk mund të lejohet më.
Sidomos në fluturimet me distanca të shkurtra, pije dhe ushqime nuk do të shërbehen më, dhe shitjet pa taksa në bord gjithashtu mund të ndalohen.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














