Bota
Kthimi vullnetar, Gjermania ju paguan qiranë për 1 vit
Fushata promovon një program riatdhesimi, përmes të cilit azilkërkuesit mund të marrin ndihmë shtesë nëse aplikojnë për kthim para 31 dhjetorit
Ministria e Brendshme gjermane ka nisur një fushatë të polemizuar, duke premtuar pagesën e një viti qira për azilkërkuesit që kthehen vullnetarisht në vendet e tyre të origjinës.
Postera, në të cilët shkruhej “Vendi juaj, e ardhmja juaj” janë shfaqur tani në kryeqytetin gjerman, e së fundmi në gjuhë të ndryshme, përfshirë frëngjishten, anglishten, arabishten dhe rusishten.
Ministria e Brendshme ka konfirmuar se posterat janë pjesë e programeve “Kthim nga Gjermania”, që shpresojnë të rrisin numrin e azilkërkuesve që kërkojnë vullnetarisht të kthehen në vendin e tyre të origjinës, transmeton “TCH”.
Fushata promovon një program riatdhesimi, përmes të cilit azilkërkuesit mund të marrin ndihmë shtesë nëse aplikojnë për kthim para 31 dhjetorit.
Të kthyerit do të marrin ndihmë për strehim në formën e mbështetjes për qira, ndërtim apo rindërtim, ose për pajisjet bazë si kuzhina apo tualete, me shumën maksimale që mund të shkojë në 3.000 euro për një familje, apo 1.000 euro për një person, përcjell albinfo.ch.
Gjermania, edhe më parë ofronte lloje të ndryshme nxitjesh financiare për azilkërkuesit që duan të kthehen në shtëpi.
Ata që vendosin të kthehen përpara se procedurat të përfundojnë, mund të marrin deri në 1.200 euro, ndërsa ata që vendosin të kthehen brenda periudhës së përcaktuar, pas refuzimit të kërkesës për azil, mund të marrin 800 euro.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












