Lajme
Kthimi nga jugu: Kolona përpara Tunelit Gotthard, 10 kilometra e gjatë
Ndërsa bllokimi i trafikut në fillim të festës drejt jugut kishte arritur një gjatësi deri në 19 kilometra në Uri të Premten e Madhe
Vala e kthimit nga jugu, pas pushimit të Pashkëve është rritur dukshëm pasditen e sotme, transmeton albinfo.ch. Makinat kanë qëndruar në rresht përpara portalit jugor të tunelit rrugor Gotthard në një gjatësi prej dhjetë kilometrash.
Kjo nënkuptonte një humbje kohe prej një ore e dyzet minutash.
Gjithashtu në anën veriore, në kantonin Uri, midis lokaliteteve Wassen dhe Göschenen kishte një kolonë pritjeje prej dy kilometrash sot pasdite, sipas shërbimit të trafikut Viasuisse, shkruan sda.ch. Nisur nga kjo, koha e pritjes mund të ndodhë përsëri në ditët në vijim.
Në disa kantone zvicerane dhe në disa shtete federale gjermane, pushimi i pranverës ka filluar në fundjavën e Pashkëve të këtij viti, transmeton albinfo.ch. Bllokimi i trafikut në fillim të festës drejt jugut kishte arritur një gjatësi deri në 19 kilometra në Uri të Premten e Madhe.
Kohët e pritjes ndonjëherë ishin më shumë se tri orë.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











