Lajme
Kthehen kolonat në kufi, pritjet deri 12 orë
Në pikëkalimin e Merdares bashkatdhetarët po presin deri 12 orë në kufij, ndërsa te Dheu i Bardhë, pritjet janë 5-6 orë
Në pikëkalimet kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në Merdar dhe te Dheu i Bardhë, janë kthyer kolonat e gjata, gjatë ardhjes së bashkatdhetarëve në pushime. Në pikëkalimin e Merdares bashkatdhetarët po presin deri 12 orë në kufij, ndërsa te Dheu i Bardh, pritje janë 5-6 orë.
Siç raportin Iundeksonline mërgimtarët kolona në anën e Serbisë në Merdar kanë arritur deri në 35 kilometra. Ndërsa Shumica e udhëtarëve ankohen në procedurat burokratike për dokumentacion që kërkohet nga doganierët.
Në anën tjetër, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani thotë se në orët e pasdites, pritjet janë zvogëluar deri në katër orë.
Te Dheu i Bardhë, po ashtu pritjet janë të gata. Burime të Albinfo.Ch thonë se pritjet gjatë ditës kanë qenë deri në fshatin Konçul. Madje gjatë ditës së diel shumë bashkatdhetarë kanë zgjedhur pikëkalimin alternativ në Dobrosin, por nga mesdita policia kufitare e Serbisë i ka kthyer të gjithë bashkatdhetarët mbara, duke i detyruar të kthehen në Konçul.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













