Lajme
Kthehen eshtrat e 12 shqiptarëve
Pas riatdhesimit të 12 kosovarëve të fundit, sipas Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, në Kosovë mbesin të evidentuar si të zhdukur të luftës edhe 1659 persona
Në pikë kalimin kufitar në Merdarë, janë riatdhesuar mbetjet mortore të 12 shqiptarëve të identifikuar në varrezën masive në Rudnicë, të Rashkës në Serbi. Riatdhesimi është bërë në prani të familjarëve dhe me nderime nga Forcat e Sigurisë së Kosovës, ndërsa dhembja për të zhdukurit tjerë po vazhdon.
Këtë riatdhesim e ndihmoi misioni i BE-së në Kosovë (EULEX), ndërsa në listën e të zhdukurve mbesin edhe 1690 persona.
“Varreza masive në Rudnicë të Rashkës është njëra prej rasteve më tragjike, një prej rasteve ku politika gjenocidale dhe gjenocidi i Serbisë ndaj shqiptarëve dhe popullit të Kosovës në periudhën e luftës, u tregua i dyfishtë”, deklaroi zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, pas nderimeve që bëri trupave të kthyer.
Me dëshminë e varrezës në Rudnicë të Rashkë, sipas Tahirit, u vërtetua gjenocidi në vrasjen masive të shqiptarëve.
“Por, rasti i Rudnicës është i dyfishtë, sepse me këtë varrezë masive Serbia tentoi që t’i shlyejë të gjitha gjurmët, madje duke ndërtuar edhe një ndërtesë me emër provokativ për të provuar që të shlyhet edhe historia”, ka theksuar zëvendëskryeministrja kosovare.
Ndërsa kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Prenkë Gjetaj njoftojë familjarët që “Rrasti i Rashkës”, nuk ka përfunduar dhe presin fillimin e vlerësimeve edhe të pikave tjera si lokacione të dyshuara në rajonin e Rashkës.
Nga ana e tyre, familjarët falënderuan institucionet për punën e tyre në identifikimin dhe sjelljen e familjarëve të tyre në Kosovë.
“I falënderoj institucionet tona që kanë punuar për t’i pritur këta familjarë tanë, për t’i përcjellë në varreza se na kanë mbetur varret çelë deri sot. Ju shprehi ngushëllime vëllezërve dhe motrave. Kemi vuajtur shumë. Dihet kush është fajtor e kush është krimineli dhe ne edhe pas 15 viteve s’po arrijmë t’i gjejmë familjarët tanë” ka thënë Hajriz Zabeli, familjar nga Rezalla, komuna e Skenderajt.
Familjari Dan Morina nga Çikatova e Vjetër, komuna e Drenasit ka kërkuar gjetjen e fajtorit për këto vrasje.
“Ju bëj apel të gjithë faktorit ndërkombëtar dhe vendor të cilët kanë ndikim tek Serbia, që të gjendet fajtori për vrasjen e këtyre të pafajshmëve, të njerëzve që janë vrarë duke mbrojtur fëmijët e tyre, pragun e tyre” ka theksuar ai.
Deri më tani nga mbetjet mortore të zhvarrosura në Rudnicë të Rashkës, janë identifikuar dhe riatdhesuar mbetjet mortore të 52 personave, viktima të luftës së fundit në Kosovë.
Së bashku me mbetjet mortore të 12 personave, sot janë pranuar edhe një numër i konsiderueshëm i pjesëve kockore, në kuadër të procesit të ribashkimit të trupave.
Po ashtu, sot institucionet e Kosovës përmes EULEX-it i kanë dorëzuar autoriteteve të Serbisë dhe familjarëve të personave të zhdukur, mbetjet mortore të tre personave të identifikuar, të përkatësisë etnike serbe. Pas identifikimeve të fundit, në Kosovë mbesin të evidentuar si të zhdukur të luftës, edhe 1659 persona.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













