CH-Ballkani
Ksamili, parajsa e Shqipërisë
Ksamili është i vendosur në jug të Shqipërisë përballë ishullit të Korfuzit, dhe ka një det të jashtëzakonshëm, por shumë pak njerëz e dinë këtë cep të parajsës
Ksamili është njëri nga bukuritë më të mëdha të Shqipërisë, madje përshkruhet si një vend që ngjan me parajsën, edhe pse turistët evropianë nuk kanë shumë njohuri.
“Travel.cudriec.com” në gjuhën italiane ka bërë një shkrim të gjatë për Ksamilin, duke përshkruar bukuritë e këtij vendi, përcjell albinfo.ch.
Ksamili është i vendosur në jug të Shqipërisë përballë ishullit të Korfuzit, dhe ka një det të jashtëzakonshëm, por shumë pak njerëz e dinë këtë cep të parajsës.
Më herët ishte një fshat i vogël peshkimi, ose që ishte i njohur si një vend afër parkut arkeologjik të Butrintit, por në vitet e fundit kjo ka ndryshuar.
Ksamili është kthyer në pikë kyçe të turizmit në Shqipëri. Me një plazh mahnitës dhe ujë të pastër, është një nga bukuritë e këtij vendi. Gjithashtu edhe çmimet janë mjaft të arsyeshme për turistët evropianë.
Plazhi i Ksamilit është 17 km nga qyteti i Sarandës. Aty mund të gjeni plazhe me shije të ndryshme, rërë, shkëmbinj e gurë. Plazhi ka katër ishuj të vegjël që mund t’i kaloni me not, kurse deti është kristal. Gjithashtu ka bar e restaurante, kurse nga Saranda ka shumë linja të autobusëve.
Tashmë plazhet mbushen që nga mëngjesi, andaj duhet të bëni rezervime më herët. Në Ksamil gjithashtu janë disa plazhe shumë të bukura si Bora Bora, Tre Ishujt, por ka edhe vende tjera shumë të bukura si Syri i Kaltër, apo edhe Parku i Butrintit, që është pronë e mbrojtur nga UNESCO.
http://travel.cudriec.com/ksamil-albania-che-non-taspetti/
E-Diaspora
-
Suedi
Mbrëmje festive në Stockholm: “Jehona” bashkon shqiptarët për Ditën e Pavarësisë Pavarësia e Kosovës festohet në Stockholm nga Shoqata “Jehona”... -
Baden
Baden-Austri: SHKA „17 Shkurti“ organizon të shtunën koncert për Pavarësinë e Kosovës -
Gjermani
Fatlume Bunjaku, zëri i ri i kinematografisë kosovare në skenën evropiane -
Pianisti kujton në sheshin e Mynihut fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë -
Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër uron muajin e Ramazanit
Jeta në Austri
-
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore Vjena zgjeron strehimoret për të pastrehët gjatë reshjeve të dendura të borës dhe nxit përdorimin e... -
Baden
Baden-Austri: SHKA „17 Shkurti“ organizon të shtunën koncert për Pavarësinë e Kosovës -
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur













