Lajme
Kryqi i Kuq merr 120 shufra ari të gjetura në trenin zviceran
Një sasi misterioze prej 120 shufrash ari të gjetura në një tren zviceran, gati katër vjet më parë, i janë dhënë Kryqit të Kuq, thanë prokurorët të premten, pasi nuk arritën të gjurmonin pronarin.
Në tetor 2019, një shoqërues treni gjeti një paketë në një tren që udhëtonte nga St Gallen për në Lucern, tha në një deklaratë zyra e prokurorit publik rajonal të Lucernit.
Midis etiketimeve në paketë ishin fjalët “gjërat me vlerë të KNKK-së”, në një referencë të dukshme për Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq me qendër në Gjenevë.
“Paketa përmbante 120 shufra ari (pesha totale e arit: 3,732 kilogramë), të cilat ishin të etiketuara me një logo dhe numra serialë”, thuhet në deklaratë, shkruan The Local.
Nuk tha se sa vlente sasia, por shufrat e arit aktualisht shiten për rreth 60,000 dollarë për kilogram.
“Pavarësisht hetimeve të shumta, pronari i shufrave të arit nuk mund të përcaktohet. Kështu nuk mund të përcaktohej as pronari i arit dhe as një lidhje me ndonjë krim të mundshëm pasuror”, me prokurorët që mbyllën çështjen. Meqenëse ari ishte në një paketë drejtuar KNKK-së, mund të supozohet se pronari i panjohur ka dashur t’ia dorëzojë arin kësaj organizate. Kështu, gjetja i dorëzohet KNKK-së”, u bë e ditur nga prokuroria, përcjell albinfo.ch.
KNKK nuk iu përgjigj kërkesës së AFP për koment.
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste









