Zhvillim
Kryetari i Vitisë takohet me kryetarin e komunës Wangis të Zvicrës
Goldinger dhe kryetari Haliti u zotuan që të vazhdojnë bashkëpunimin e mëtejshëm dhe të shqyrtojnë mundësitë për aktivitete të përbashkëta mes të dyja komunave
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur në një takim kryetarin e qytetit Wangis të Zvicrës, Thomas Goldinger, si dhe kryetarin e Shoqatës Humanitare “Stublla” për Zvicër, Daniel Demaj, bën të ditur albinfo.ch.
“Kryetari Haliti e njoftoi Goldinger me zhvillimet e gjithmbarshme të Komunës së Vitisë, aktivitetet aktuale, zhvillimin ekonomik e bujqësor, e gjithashtu edhe të arriturat tjera në aspektin kulturor”, thuhet në njoftimin e Komunës.
Goldinger dhe kryetari Haliti u zotuan që të vazhdojnë bashkëpunimin e mëtejshëm dhe të shqyrtojnë mundësitë për aktivitete të përbashkëta mes të dyja komunave.
Ndryshe, qyteti Wangis i kantonit Thurgau, numëron 46 mijë banorë ku jetojnë një numër i konsiderueshëm i shqiptarëve të komunës së Vitisë, të cilët kanë migruar qysh në vitet e 70-ta në këtë pjesë.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












