Kosova

Kryetari i Prishtinës merr pjesë në Panairin e Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Vjenë

Kryetari i kryeqytetit të Kosovës, Përparim Rama, ka marrë pjesë në Panairin e Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Vjenë.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Rama ka njoftuar se i ka ftuar bashkatdhetarët të shtrijnë biznesin e tyre edhe në Prishtinë, përcjell albinfo.at.

“Me shumë kënaqësi ju përgjigja ftesës pozitivisht për të marrë pjesë në Panairin e Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Vjenë të Austrisë. Bashkatdhetarët tanë atje bëjnë një punë të mrekullueshme duke arritur suksese të mëdha, duke na bërë shumë krenarë, andaj me shumë vullnet i ftova që të shtrijnë biznesin e tyre edhe në Prishtinën tonë”, ka shkruar ai.