Bota
Kryetari i INTERPOL-it zgjidhet mes polemikave
Organizata Ndërkombëtare e Policisë, INTERPOL, ka zgjedhur president në mandatin e ri, Kim Jong-yang, pas diskutimeve të gjata se një zyrtar i rëndësishëm në Ministrinë e Jashtme ruse mund të marrë këtë post.
Kim Jong-yang nga Koreja Jugore, që ka pasur postin e shefit të brendshëm në organizatë, është zgjedhur president nga shefat e policisë të mbledhur në takimin katërditor në Dubai.
Kritikët e Kremlinit si dhe juristët në Shtetet e Bashkuara dhe Britani, kishin ngritur shqetësimet se zgjedhja e gjeneral majorit Aleksandr Prokopchuk si shef i INTERPOL-it do të ishte e rrezikshme, duke theksuar se Moska ka keqpërdorur organizatën për ndjekje të armiqve politikë, transmeton “REL”.
E vendosur në Lion të Francës, agjencia ofron ndihmë për shërbimet e policisë që janë në kërkim të të dyshuarve jashtë kufijve të shtetit përkatës. Organizata nuk ka të drejtë të arrestojë njerëz, përcjell albinfo.ch.
Kritikët e agjencisë kanë theksuar shpesh se ndjekjet politike nga disa shtete anëtare janë në rritje.
Shtetet e Bashkuara thanë se kanë rekomanduar fuqishëm Kim Jong-yang për shef të ri të agjencisë. Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, bëri thirrje te të gjitha shtetet dhe organizatat që janë pjesë e agjencisë, “të respektojnë rendin dhe ligjin dhe të zgjedhin një lider me integritet”.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë













