CH-Ballkani
Kryetari i fondit të 3 përqindshit në Zvicër: Kemi ndihmuar edhe fëmijët jetima
Kryetari i fondit 3 përqindëshit në Zvicër, Gani Hoxha ka dhënë detaje se si ka funksionuar ky fond gjatë dhe pas luftës në Kosovë.
Hoxha, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se fondi i 3% ka qenë baza financiare e rezistencës në Kosovë në të gjitha aspektet.
“Ky fond ka arritur të financojë nevojat në mënyrë modeste. Janë realizuar rreth 300 milion marka në të gjithë diasporën e jo, siç thotë Xhavit Haliti, 1 miliard e 200 mijë”, tha Hoxha, shkruan Telegrafi, përcjell albinfo.ch.
Hoxha ka thënë se deri në vitin 2005 kur është shitur “Dardania Bank”, fondi është menaxhuar nga UFORK-u në mënyrën më të mirë të mundshme.
“Pas shitjes së “Dardania Bankës” në vlerë prej 5 milionë eurosh, Kuvendi i UFORK-ut nuk ka funksionuar më pa fajin e kryetarëve të fondeve. Pra, ata që kanë pasur kompetencat [Drejtoria e Dardania Bankës] dhe Bordi i Bankës, ka ndërprerë raportet me kryetarin e Kuvendit të UFORK-ut që jam unë Gani Hoxha”.
Kryetari i fondit 3% në Zvicër, ka thënë se deri në vitin 2005 të gjitha veprimtaritë e fondit kanë qenë të ligjshme dhe janë përdorë për nevoja të ndjeshme.
“Janë përdorë për të ndihmuar fëmijët jetimë, për ndërtimin e ujësjellësve dhe ndërtime tjera. Ne kemi evidencën dhe çdo gjë është aprovuar”, tha Hoxha.
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














