Kosova
Kryeprokurori Lumezi: E gjithë dosja e Astrit Deharit tashmë ndodhet në Zvicër
Kryeprokurori i shtetit: “Po, i kemi dërguar të gjitha informatat relevante për procedurën penale dhe të dhënat mjekësorë autoriteteve zvicerane për t’u proceduar në institucionin profesional për ekzaminimin e nevojshëm”
Shteti e ka plotësuar kërkesën e familjes Dehari e cila në shkurt të vitit 2017 vendosi që ekspertizën për vdekjen e djalit të tyre ta kryejë Qendra Universitare e Mjekësisë Ligjore në Zvicër.
“Po, i kemi dërguar të gjitha informatat relevante për procedurën penale dhe të dhënat mjekësorë autoriteteve zvicerane për t’u proceduar në institucionin profesional për ekzaminimin e nevojshëm”, është shprehur Lumezi ër Gazetën Express.
Ndërkaq ka bërë të ditur se janë duke e pritur raportin dhe konstatimin e ekspertëve zviceranë. Lumezi nuk ka treguar se sa kohë nevojitet për këtë ekzaminim.
Astrit Dehari, një aktivist i Vetëvendosjes, vdiq më 5 nëntor 2016, teksa po mbahej në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, si i dyshuar për sulmin me granatahedhës në Kuvend në gushtin e 2016-ës.
Kuvendi i Kosovës në dhjetor të vitit 2016 miratoi rekomandimet për rastin Dehari, ndër të cilat “familja mund të kërkojë ekspertizë nga çdo vend i BE-së, ose SHBA dhe Qeveria t’i heqë të gjitha shpenzimet”.
Familja Dehari në shkurt të vitit 2017 vendosi që ekspertizën për këtë rast ta kryejë Qendra Universitare e Mjekësisë Ligjore në Zvicrën Franceze. Për zbardhjen e rastit të Astrit Deharit janë bërë vazhdimisht protesta.
E-Diaspora
-
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia Një 28-vjeçar dhe një 33-vjeçar shqiptar u arrestuan në vendngjarje. Njëri prej tyre kishte pësuar plagë... -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









