Lajme

Kryeprokurore e re e Eulex-it, çekja Novotna

Jaroslava Novotna ka qenë përfaqësuese e Republikës së Çekisë për Misionin Eurojust në Tribunalin e Hagës

Misioni i EULEX-t e ka emëruar si kryeprokurore të re, çeken Jaroslava Novotna

Novotna ka punuar si prokurore për më shumë se 30 vite, kurse së fundi ka punuar në Prokurorinë Supreme të Republikës së Çekisë.

Prokurorja e posaemëruar ka një përvojë të specializuar në trajtimin e rasteve të ndërlidhura me trafikimin e drogës dhe me krimin e organizuar, thuhet në një komunikatë të Eulex-it. Ajo është specialiste në bashkëpunimin ligjor për çështje penale, vazhdon komunikata.

Jaroslava Novotna ka qenë përfaqësuese e Republikës së Çekisë për Misionin Eurojust në Tribunalin e Hagës, ku është marrë kryesisht me bashkëpunimin gjyqësor ndërmjet Republikës së Çekisë dhe autoriteteve tjera kompetente të vendeve anëtare të BE-së.

Kryeprokurorja e sapoemëruar e EULEX-it do ta fillojë detyrën e saj menjëherë.