Shqipëria
Marrëdhëniet shqiptaro-kineze: Heqje e ndërsjellë e vizave
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim bilateral me kryeministrin e Republikës Popullore të Kinës, Li Keqiang, gjatë zhvillimit të samitit 16+1 mes vendeve të Europës Juglindore dhe Kinës.
Gjatë këtij takimi që u zhvillua në Dubrovnik, kryeministri Rama i kërkoi homologut të tij përshpejtimin e procedurave që do të lejonin hyrjen e disa produkteve ushqimore në tregun kinez.
Nga ana tjetër, kryeministri Rama duke iu referuar 70-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, i kërkoi kryeministrit Li edhe heqjen e ndërsjellë të vizave mes dy vendeve, çka do të nxiste jo vetëm rritjen e numrit të turistëve kinezë në Shqipëri, por edhe rritjen e shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve, shkruan atsh, përcjell albinfo.ch.
Nga ana e tij, kryeministri Li Keqiang konfirmoi heqjen e çdo barriere për importin e verës, mjaltit dhe vajit të ullirit shqiptar.
Gjithashtu, kreu i qeverise kineze premtoi ndërmarrjen e hapave të nevojshëm për heqjen e vizave si dhe njohjen e ndërsjellë të diplomave universitare.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










