Kosova
Kurti: Bashkëpunimi me aleatët, ndër prioritetet e qeverisë gjatë këtij viti
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka prezantuar prioritetet e qeverisë gjatë këtij viti. Kurti para kabinetit qeveritar tha se prioritet në mandatin e fundit qeverisës do të jetë ngritja e kapaciteteve mbrojtëse, reforma në drejtësi, reforma pensionale dhe finalizimi i autostradës Gjilan-Prishtinë.
Krahas kësaj, ai në mbledhjen e sotme të ekzekutivit tha se në politikën e jashtme prioritet është anëtarësimi në Këshill të Evropës.
“Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve këtë vit do të vazhdojë me reformën pensionale. Rikujtojmë se vitin e kaluar krijuam skemën pensionale parciale, kontributive për pensionistët të cilët u patën përjashtuar nga puna gjatë viteve të 90-ta. Prioritet do të ketë edhe sa i përket procesit të fiskalizimit, përmes të cilës do të rrisim formalizmin e ekonomisë dhe reformën në prokurimin publik për të rritur transparencën dhe efikasitetin e shpenzimeve publike. Për MINT-in angazhim prioritet do të jetë përmirësimi i ambientit për të bërë biznes përmes shërbimeve më të mira për biznese, mbrojtjes së pronësisë industriale dhe rritjen e mbikëqyrjes së tregut…
Reforma në drejtësi është prioritet i qeverisë, andaj ajo do të vazhdojë të jetë prioritet. Vetingu po merr rrugë, pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Ky proces është domosdoshmëri që po na dëshmohet çdo ditë, krahas tij dhe teksa presim tash e 11 muaj për vendim të Gjykatës Kushtetuese për Ligjin për byronë shtetërore për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, luftën kundër korrupsionit këtë vit do të bëjmë edhe përmes themelimit të byrosë për konfiskimin civil dhe funksionalizimit të task-forcës antikorrupsion”, tha ai.
Sipas tij, krahas blerjes dhe investimeve në fushën e mbrojtjes, prioritet do të jetë edhe bashkëpunimi me aleatë.
“Në këtë vit, rritja e kapaciteteve mbrojtëse do të jetë prioritet i parë i Ministrisë së Mbrojtës. Për një fillim të mbarë, në fillim të këtij viti ne morëm konfirmimin nga DASh se ka pranuar kërkesën tonë për të blerë sistemin anti-tank Javelin. Për gjatë vitit krahas blerjes dhe investimeve të tjera, në fushën e mbrojtjes do të jetë prioritet edhe bashkëpunimi me aleatët”, theksoi Kurti.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













