Kosova
Kryeministri Kurti: Fitorja në zgjedhjet e jashtëzakonshme do të krijojë qeveri të re
Kurti: Zgjedhjet e jashtëzakonshme do të sjellin qeveri të re me mua në krye
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka marrë pjesë sot në punimet e Samitit të Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian, që mblodhi liderët e Ballkanit Perëndimor dhe Komisioneren e Bashkimit Evropian, Marta Kos.
Teksa ka folur për Planin e Rritjes, Kurti ka përmendur se Kosova po shkon drejt zgjedhjeve të treta brenda një viti, duke i shprehur i bindur se do të rezultojnë me një qeveri të re në krye me të, e që do të ecë shpejt në zbatimin e Agjendës së Reformave.
Ai ka thënë se vendi ka mbetur prapa në zbatimin e reformave shkaku i rrethanave politike.
“Ne ishim të parët që përmbushëm Agjendën e Reformave dhe disi, tani jemi prapa në zbatimin e saj. Dhe unë e kam mirëpritur kritikën. Ne duhet të jemi në ballë të këtyre reformave. Por ne jemi prapa jo nga zgjedhja, por nga rrethanat. Vonesat në formimin e qeverisë së re pas zgjedhjeve të shkurtit të këtij viti shkaktuan pengesa”, deklaroi Kurti.
Kurti ka përmendur masat ndëshkuese të BE’së ndaj Kosovës, për të cilat ka thënë se është hera e fundit që do t’i adresojë.
Ka kërkuar që të hiqen plotësisht dhe tërësisht.
“Kjo është hera e fundit që do të adresoj masat ndëshkuese të BE-së. Ato duhet të hiqen plotësisht dhe tërësisht, ashtu siç kërkoi vitin e kaluar ish-Përfaqësuesi i Lartë dhe ish-Zëvendëspresidenti i BE-së, Josep Borrell”, ka deklaruar Kurti.
Ai ka thënë se asnjë vend në rajon nuk ka qenë më i përgatitur në momentin e kërkimit të statusit të vendit kandidat sesa Kosova sot.
“Të flitet për urgjencën e zgjerimit (të BE-së) në njërën anë, ndërkohë që lihet aplikimi i Kosovës të mbledhë pluhur për tre vjet në një raft të BE-së, është, së paku, një paradoks”, ka deklaruar Kurti.
Në fund, ka kërkuar që samiti i ardhshëm të zhvillohet në Prishtinë.
“E fundit, ndonëse gjithmonë e shijoj qëndrimin në Tiranë, do ta mirëpres nëse samiti i ardhshëm zhvillohet në Prishtinë”, ka thënë Kurti.
E-Diaspora
-
Dy shqiptarë arrestohen pas ndjekjeje të rrezikshme në autostradën A15 në Itali Ndjekje spektakolare në A15, arrestohen dy shtetas shqiptarë... -
Itali
Projekti “Biblioteka shqip” pasuron bibliotekat në jug të Italisë me libra në gjuhën shqipe -
Pikat kufitare: Pritje jo më të gjata se 20 minuta për të dalë nga Kosova -
Chair Airline nis fluturimet direkte Vlorë-Cyrih -
Votat e diasporës i sigurojnë VV-së edhe një mandat, PDK humb një deputet
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja











