Kosova
Kryeministri Haradinaj: Politika dhe unë i kemi fajet për ikjet e qytetarëve nga Kosova
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas mbledhjes së Qeverisë ka folur edhe për ikjet e qytetarëve të Kosovës nga vendi.
Ai ka thënë se fajet për këtë i ka politika, por edhe ai.
“Politika, por edhe unë kam faj për ikjet e qytetarëve nga vendi. Kushdo që ka pasur përgjegjësi për këtë, i ka fajet. Po ashtu nëse e analizojmë këtë gjendje, duhet të përballemi me atë që nuk është në rregull në vendin tonë, që qytetarët të mos ikin”, ka thënë Haradinaj.
Ai ka folur edhe për sektorin privat, ku tha se gjendja është e rëndë.
“Ne kemi një dialog tripalësh që quhet punëdhënës, punëmarrës dhe sindikata. E para që do të ndodhë është shqyrtim rreth pagës minimale që do ta përmirësojë gjendjen. Pastaj do të kemi një dialog me sektorin privat, jo me qëllim që ta dëmtojmë, por të krijojmë marrëdhënie më serioze në punë”, ka thënë ai.
Haradinaj ndër të tjera në këtë konferencë ka folur edhe për ndërhyrjet e mundshme në veri, punësimet në Telekom, për raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, shkruan telegrafi, përcjell albinfo.ch.
Ai ka reaguar ndaj deklarimeve të ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiq, për ndërhyrje të mundshme në veri.
“Ju i keni parë se në Serbi kanë probleme të brendshme dhe për këto probleme mundohen ta përfshijnë Prishtinën. Prishtina është në telashet e veta dhe nuk e ka luksin të ndërhyjë në politikën në Serbi e as në proceset në rajon”, ka thënë ai.
Sipas tij, cak i punësimeve në Telekom janë të gjitha partitë.
“Njerëzit e rinj kanë lyp vende pune, Posta ua ka hapur dyert. Ose në ndërmarrjen ‘Pastrimi’, është në rregull të punojnë aty. Ne po ofendojmë njerëz që kanë nevojë për punë, ndërsa ata që e kanë krijuar gjendjen nuk janë target i kësaj. Aleanca, PDK, LDK, të gjithë janë në këtë fatkeqësisht. Ndryshimi bëhet nga vetëdija jonë, është ndryshim fakti që mediat dhe shoqëria civile po flasin për këto tema”, ka theksuar ai.
Lidhur me raportin e DASH-it, Haradinaj tha se kritikat për nepotizëm, për mosndëshkim të të fuqishmëve janë të mirëseardhura për ta ndryshuar gjendjen në vend.
“Raporti i DASH-it gjen disa mangësi te ne në Qeverisje, sistemin tonë të drejtësisë e më tutje. Ne i kemi identifikuar këto mangësi dhe i kemi kthyer në veprime. Ka punuar një grup i ekspertëve, i kemi nxjerrë veprimet që i shkojnë Qeverisë dhe për 90 ditë të raportohet. Është praktikë e re, i marrim detyrat, e shohim pastaj”, ka thënë ai.
E-Diaspora
-
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane Prej më shumë se dhjetë vitesh, familja Markaj në Obersiggenthal e shndërron oborrin e saj në... -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












