Lajme
Kryeministri kanadez: Edhe SHBA-ja ka faj për rrëzimin e avionit
Kryeministri kanadez Justin Trudeau thotë se viktimat e avionit ukrainas të rrëzuar në Iran do të ishin ende gjallë, po te mos kishte ekzistuar përshkallëzimi i fundit i tensioneve, që pjesërisht, u nxit nga Amerika.
“Mendoj se po të mos kishte pasur tensione, po të mos kishte përshkallëzim të situatës në rajon, shtetasit kanadezë do të ishin në shtëpi tani, pranë familjeve të tyre”, tha Trudeau në një intervistë për televizionin Global.
“Komuniteti ndërkombëtar, shtoi ai, ka qenë shumë i qartë mbi nevojën që Irani të mos ketë armë bërthamore, por në të njëjtën kohë e dinin mirë se duheshin menaxhuar tensionet në rajon, të cilat janë acaruar edhe nga veprimet e SHBA-së”, ka shtuar ai.
Boingut 737 i Ukraine International Airlines u qëllua nga një raketë iraniane pak pas ngritjes në ajër nga Teherani. Asnjë nga 176 personat në bord nuk i shpëtoi episodit fatal. Nga llogaritë e Otavës, 57 prej pasagjerëve ishin kanadezë, shumë prej tyre me origjinë iraniane.
Situata u përflak pas vrasjes së gjeneralit Kasem Sulejmani nga një sulm me dron i Shteteve të Bashkuara. Irani u përgjigj duke lëshuar me dhjetëra raketa mbi dy baza amerikane në Irak, e disa orë pas kësaj, një njësi e Rojeve Revolucionare iraniane qëlloi, siç thuhet, aksidentalisht avionin e pasagjerëve, një veprim ky të cilin presidenti i vendit, Hasan Rouhani e përshkroi si “gabim njerëzor”, shkruan TCH, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Eksodi i bardhë: Mjekët po i kthejnë shpinën Kosovës Arsyet e ikjes së mantelbardhëve janë të shumta, por ato kryesisht lidhen me çështjet financiare, deri... -
Gjermani: Policia gjen mbi dy kilogramë kokainë në makinën e shqiptarit -
Oficeri i FSK-së diplomon në SHBA në fushën e Inxhinierisë Ushtarake -
“Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt -
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese










