Lajme
Kryeministri izraelit: Bota duhet të bashkohet për ta mposhtur Hamasin
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, është shprehur se shteti i Izraelit është i bashkuar në qëllimin e tij për fitore, ndërsa konfirmoi se do të ketë një hetim për dështimet e inteligjencës dhe sigurisë që e kishin lejuar Hamasin të kryente sulmin e 7 tetorit, shkruan The Guardian.
Netanyahu i ka bërë thirrje botës të bashkohet dhe të luftojë Hamasin.
“Ka shumë pyetje rreth fatkeqësisë që na ndodhi 10 ditë më parë. Ne do ta shqyrtojmë çdo aspekt tërësisht. Kombi është i bashkuar drejt një qëllimi, fitores. Ne do të triumfojmë, sepse ka të bëjë me vetë ekzistencën tonë në këtë rajon, i cili është i mbushur me forca të errëta. Hamasi është pjesë e boshtit të keq të Iranit dhe Hezbollahut. Ata synojnë ta zhytin Lindjen e Mesme në një humnerë kaosi”, ka thënë ai, përcjell albinfo.ch.
Ndër të tjera, ai ka thënë se bota po e kupton tani se me kë përballet Izraeli.
“Ata e kuptojnë se Hamasi përfaqëson një version të ri të nazizmit. Ashtu si bota u bashkua për t’i mposhtur nazistët dhe ISIS-in, ashtu duhet të bashkohet për ta mposhtur Hamasin”, ka shtuar tutje ai.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











