Shqipëria
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, hap ekspozitën në Berlin
Kryeministri Edi Rama ka hapur ekspozitën e tij të radhës në Berlin. Në hapje të ekspozitës së titulluar “Puna”, në galerinë Carlier/ Gebauer në Berlin, Kryeministri Rama është i shoqëruar edhe nga familja e tij.
E njohur si njëra nga galeritë më bashkëkohore, ajo ka zgjedhur artistin, kryeministrin shqiptar, për të hapur siparin e aktiviteteve për këtë vit.
Për kuratorin e njohur Hans Ulrich Obrist, Rama nuk e sheh artin si një luks, por si një element thelbësor të jetës. “Arti nuk është i ndarë nga politika, bashkëjeton më të”, shprehet Obrist, shkruan atsh, përcjell albinfo.ch.
Rama ka ekspozuar letra të pikturuara muri, skica, vizatime, skulptura. Ndërsa në intervistën e dhënë për prestigjiozen gjermane “Die Welt”, Rama tha se “për herë të parë do të ekspozoj edhe shënime të një dite normale pune në zyrë. Dhe, në Berlin natyrisht nuk do të mungojnë edhe punimet që kam krijuar gjatë takimeve të mia këtu në kryeqytetin gjerman”.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












