Kosova
Kryeministri i Kosovës paralajmëron se autortietet po përgatiten që Serbia të akuzohet për krime lufte
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se autoritetet po përgatiten që Serbia të akuzohet, për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.
Kurti ka thënë se i ka kërkuar Prokurorisë së Shtetit që të punojë maksimalisht që personat përgjegjës për krime gjatë luftës, për të cilët ka dëshmitarë të gjallë, të ndiqen penalisht dhe të dënohen, transmeton albinfo.ch.
“Edhe Ministria e Drejtësisë edhe këshilltarët e mi ligjorë, edhe me ekspertët ndërkombëtarë, janë duke bërë përgatitjet që të akuzohet Serbia si shtet përgjegjës për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, e që janë krime luftime, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid”, tha Kurti gjatë homazheve në Drenas, duke shtuar se ky proces po vazhdon dhe kur të ketë diçka konkrete publiku do të njoftohet me kohë, shkruan Radio Evropa e Lirë.
Ndryshe, Kurti edhe më herët pati deklaruar se Kosova synon të padisë Serbinë për gjenocid, për periudhën e luftës së fundit në shtet. Më 2021, ai kishte deklaruar se një padi e tillë do të ngrihej pranë Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND).
Sipas Fondit për të Drejtën Humanitare, në luftën e fundit në Kosovë më 1998/99 janë vrarë rreth 13.500 persona.
E-Diaspora
-
Gjermani
Fatlume Bunjaku, zëri i ri i kinematografisë kosovare në skenën evropiane Fatlume Bunjaku, aktorja kosovare që po ndriçon Berlinalen 2026... -
Pianisti kujton në sheshin e Mynihut fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë -
Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër uron muajin e Ramazanit -
Rame Lahaj dhe Fondacioni Rame Lahaj, zëri botëror në shërbim të një misioni kombëtar -
Magazina albinfo.ch pranë lexuesit – edhe mbi re, me Chair Airlines
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta














